Hapësire reklamuese

Aktualitet

"Toleranca zero për këdo që cënon hapësirat publike", Gonxhja gjatë inspektimit në Vlorë: Mos luani me shtetin dhe xhepin tuaj

Shkruar nga Newsbomb
"Toleranca zero për këdo që cënon hapësirat
Blendi Gonxhja

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja zhvilloi ditën e sotme një inspektim në plazhet e Vlorës si edhe në zonën e Lungomares, ku gjatë kontrolleve konstatoi shkelje në disa subjekte, si abuzim me hapësirat publike duke vendosur çadra dhe shezlongë të cilat u bllokuan.

Ministri Gonxhja theksoi se çdo subjekt që shkel ligjin do të përballet me sekuestrimin e pajisjeve. Ai gjithashtu ngriti shqetësimin për problematikat me hartën e ndarjes së hapësirave, duke kërkuar më shumë angazhim nga Bashkia për menaxhimin e vijës bregdetare.

Sot kemi përcaktuar edhe njëherë që toleranca për rastet kur cënohet, zaptohet, preket prona publike, do të jetë zero. Për ketë kemi ardhur sot në Vlorë. Në kemi qenë më parë edhe në Kavajë, edhe në disa bashki të tjera dhe po vijon monitorimi në të gjithë territorin. Duhet patjetër që të ketë koordinim. Ka dhe raste kur ka lapsuse, por disa raste sot që ne gjetëm në Vlorë ishin shqetësuese. Sot janë konfiskuar shezlonge e çadra. Kush nuk do të luajë me shtetin dhe xhepin e vetë, është mirë mos ta vijojë këtë tentativë”, tha mes të tjerash Gonxhja.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese