Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mallkimi i rrugës që kalon në Hotolisht, guri shkëputet nga mali dhe bie mbi makinë, ndërron jetë shoferi 42 vjeçar

Shkruar nga Newsbomb
Mallkimi i rrugës që kalon në Hotolisht, guri shkëputet nga
Ilustrim fotografik gjeneruar me Inteligjence Artificiale

Drejtuesi i një mjeti që po kalonte mbrëmjen e djeshme në aksin kombëtar Elbasan Librazhd, në afërsi të fshatit Hotolisht, ka ndërruar jetë si pasojë e një ngjarje tragjike. Një gur i madh është shkëputur nga faqja e malit dhe ka përfunduar në rrugë.

Fatkeqësisht, ai ka rënë mbi mjetin Mercedes Benz C Class që drejtohej nga 42 vjeçari A.H, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Aksi rrugor që kalon pranë fshatit Hotolisht është një nga problematikët, për shkak të terrenit të vështirë dhe rrëshqitjeve në të dyja anët e rrugës. Vazhdimisht, aty bien shkëmbinj, gur apo edhe masiv dheu.

Mallkimi i rrugës që kalon në Hotolisht, guri shkëputet nga
Guri shkëputet nga mali dhe bie mbi makinë

Policia e Elbasanit ka bërë me dije se rreth orës 22:30, dyshohet se një gur është shkëputur nga mali dhe ka goditur automjetin tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi A. H., 42 vjeç, banues në fshatin Gjergjan, Elbasan.

Si pasojë e goditjes, 42-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të rastit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese