Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme qytetin e Shkodrës. Pasi një shtetase 27-vjeçare me inicialet M.S ka ndërruar jetë vetëm pak ditë pasi solli në jetë binjakë dhe pak orë pasi bëri apel urgjent për ndihmë për dhurim gjaku, për shkak të komplikaconeve shëndetësore.
Menjëherë pasi solli në jetë binjakët, gjendja shëndetësore e të resë u përkeqësua, duke e bërë të domosdoshëm sigurimin urgjent të gjakut të grupit 0 negativ. Pavarësisht faktit se thirrja për ndihmë u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, mobilizimit të dhjetëra qytetarëve të cilët iu përgjigjën apelit, si edhe përpjekjeve të mjekëve, ajo nuk mundi të mbijetojë duke i lënë jetim dy bebushat e sapolindur.
Humbja e parakohshme nga jeta e 27-vjeçares ka prekur opinionin publik, teksa familja e saj është duke u përballur me një dhimbje të madhe.
