Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Karrierë mbi 20-vjeçare në statistika, emërohet drejtoresha e re e INSTAT (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Karrierë mbi 20-vjeçare në statistika, emërohet
INSTAT

Instituti i Statistikave (INSTAT) tashmë do të ketë drejtues të ri, pasi Lantona Sado është emëruar Drejtoreshë e Përgjithshme e këtij institucioni.

Bëhet me dije se Sado ka nisur karrierën në INSTAT, teksa ka përvojë mbi 20-vjeçare në këtë institucion

Fillimisht ajo ka punuar si specialiste dhe më pas si përgjegjëse njësie për projekte statistikore kombëtare dhe ndërkombëtare, duke kontribuar drejtpërdrejt në realizimin e studimeve të mëdha sociale (si HBS, DHS, MICS, LSMS).

Raportohet se pas përfundimit të doktoraturës në Universitetin Sapienza të Romës, Sado ka marrë pjesë në disa projekte bashkëpunimi ndërkombëtar si menaxhere dhe eksperte teknike, duke fituar gjithashtu përvojë në fushat e menaxhimit administrativ dhe financiar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese