Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Pëllumb Gjoka akuzon Prokurorinë për presion dhe mungesë provash për “Metamorfozën”: Po gjykohem për thashetheme! Nëse ka prova se kam "vrarë" Gjin Ndojn, i them burgut "hapu" (DËSHMIA)

Shkruar nga Newsbomb
Pëllumb Gjoka akuzon Prokurorinë për presion dhe mungesë
Foto ilustruese

Ka dhënë dëshminë e tij në seancën e stome gjyqësore të mbajtur në GJKKO, biznesmeni Pëllumb Gjoka i cili akuzohet për vrasjen e shtetasit Gjin Ndoij, ngjarje për të cilën ai  pretendon pafajësinë.

Në fjalën e mbajtur para drejtësisë mësohet se Gjoka ka mohuar kategorikisht akuzat ndaj tij, duke deklaruar para trupit gjykues se për një çështje të cilën  ai e cilëson si “thashetheme dhe perceptime publike” duke pretenduar se nuk ka prova konkrete.

“Jam de facto i dënuar sepse më është bërë një gjyq publik”, tha Gjoka në dëshminë e tij. 

Ndaj Gjokës rëndon akuza se ai ka ndihmuar në gjetjen e vendit të makinës së përdorur në vrasje dhe në organizimin e autorëve. Mirëpo në seancën e sotme akuzat e ngritura ndaj tij Gjoka i ka konsideruar si të pavërteta dhe të pambështetura në prova shkencore apo materiale.

Po ashtu Gjoka ngriti akuza ndaj prokurorisë për presion dhe për ndërtim të një procesi të padrejtë, duke pretenduar se hetimet janë bazuar në materiale të paqarta, në plaftormën “Sky ECC”, që sipas tij nuk provojnë identitetin apo përfshirjen e tij.

Ai theksoi gjithashtu se në kontrollin e ushtruar në banesën e tij, policia nuk ka gjetur armë apo prova të tjera që e lidhin me ngjarjen.

“Nuk ka asnjë provë shkencore që më lidh me akuzat,” u shpreh ai, duke shtuar se edhe identifikimi i pretenduar është i pasaktë.

Ai deklaroi se nuk ka konflikte me personat e përmendur në dosje dhe se shumë nga elementët e hetimit, sipas tij, janë interpretime të gabuara të materialeve të përgjimeve.

“Për përgatitjen e kushteve për të vrarë Genc Tafilin, nuk ka asnjë bisedë, asnjë komunikim. Unë nuk kam asnjë konflikt me ta. Për Ibrahim Licin e Dorian Dulin janë thasheme SKY. Për Kleathi Musabelli është e vërtetë që kam pasur një konflikt me të. Shkojmë tek arma. Policët në shtëpi më gjetën veç një çifte me letra. Të të vijnë policët në shtëpi edhe për thashetheme të më fusin në burg, të fortë janë. Tani të di, për çfarë arme jam në burg, se nuk e di. Për grupin kriminal e sqaroi avokati. Nëse kam qenë, të di me kë kam qenë.

Nëse ka një komunikim mes kodit që prokurori thotë që kam pasur unë dhe atij që thotë se ka pasur Behar Bajri, ku flitet për vrasjen e Gjin Ndojit, pranoj çdo lloj akuze. Nëse ka ndonjë bisedë se ku do të rrijë makina e vrasësve, unë pranoj çdo lloj akuze” përfundoi ai.

Fjala e Pëllumb Gjokës: Siç e dini, akuzohem për vrasjen e Gjin Ndojit. Akuzohem se kam gjetur vendin ku do rrinte makina dhe se kam çuar e marrë vrasësit. Kushdo që ka organizuar, marrë pjesë, folur një herë të vetme që të vritet, kushdo që ka gjetur vendin e makinës ka bërë një veprim kriminal. Por më kriminale është ngritja e akuzës ndaj meje. Herën e kaluar më pyetët a jam i dënuar.

Unë de facto jam dënuar, se më është bërë një gjyq publik. Çfarë nuk kam dëgjuar. Më kanë akuzuar për trafik, për vrasje, çfarë epitetesh kam dëgjuar. Gjyqet publike nuk janë për të zbardhur të vërtetën. Gjyqet publike bëhen për t’u bërë presion gjyqtarëve. Gjithë këtë histori e kanë bërë për shkëmbime favoresh.

Unë kam 30 vjet që merrem me biznes. Bizneset kryesore i kam pasur lokalet e natës dhe lojërat e fatit. Janë biznese që paragjykohen. Unë jam munduar të jem i kujdesshëm, të shtrij këmbët sa kam jorganin. Për këtë jam habitur, nuk di ku kam shkelur. Kam 3 vjet në paraburgim e nuk di çfarë kam bërë. Në hasmëri më kanë futur, aktivitetin ma kanë bllokuar. Në burg je një i vdekur që ecën. Me thashetheme e me lehtësi me të futur në burg e në hasmëri, nuk e di.

Janë shumë familje të ngujuara edhe unë ju garantoj, që historia që kanë nisur këta, do vazhdojë.

Për përgatitjen e kushteve për të vrarë Genc Tafilin, nuk ka asnjë bisedë, asnjë komunikim.

Unë nuk kam asnjë konflikt me ta. Për Ibrahim Licin e Dorian Dulin janë thasheme SKY. Për Kleathi Musabelli është e vërtetë që kam pasur një konflikt me të. Shkojmë tek arma. Policët në shtëpi më gjetën veç një çifte me letra. Të të vijnë policët në shtëpi edhe për thashetheme të më fusin në burg, të fortë janë. Tani të di, për çfarë arme jam në burg, se nuk e di. Për grupin kriminal e sqaroi avokati. Nëse kam qenë, të di me kë kam qenë.

Nëse ka një komunikim mes kodit që prokurori thotë që kam pasur unë dhe atij që thotë se ka pasur Behar Bajri, ku flitet për vrasjen e Gjin Ndojit, pranoj çdo lloj akuze. Nëse ka ndonjë bisedë se ku do të rrijë makina e vrasësve, unë pranoj çdo lloj akuze.

Kujtojmë se Pëllumb Gjoka akuzohet për një sërë veprash penale duke nisur nga “Vrasja me paramendim”, “Shpërdorimi i detyrës” deri tek “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, “Krijim kushte për vrasje”.

 I pandehuri Pëllumb Gjoka, i akuzuar për kryerjen e veprave penale :

 “Vrasja me paramendim”, në dëm të viktimës Gjin Ndoj (Boriçi), finalizuar në datën 09.08.2020, në qytetin e Shkodrës, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 78/2, 28/4, 333/a/1 dhe 334, të Kodit Penal.

 “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Kleant Musabelliu, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 dhe 334, të Kodit Penal.

 “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Dorian Duli dhe Ibrahim Lici, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/2 dhe 334, të Kodit Penal.

 “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319 dhe 25, të Kodit Penal.

“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/4, 333/a dhe 334, të Kodit Penal.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese