Hapësire reklamuese

Aktualitet

I shpëtoi atentatit, por jo burgut! Prangoset Brian Syzo, javë më parë tentuan që ta vrisnin, në pranga edhe një prej autorëve (DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
I shpëtoi atentatit, por jo burgut! Prangoset Brian Syzo, javë më
Brian Syzo

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me atentatin e dështuar që ndodhi më 30 qershor në Pogradec, ku mbeti i plagosur rëndë shtetasi Brian Syzo.

Lidhur me ngjarjen, Policia e Korçës ka arrestuar dy persona që dyshohen se janë përfshirë në këtë histori, mes të cilëve vëllain e autorit të dyshuar si dhe vetë shënjestrën e atentatit.

Burimet bëjnë më dije se është arrestuar shtetasi Edison Agolli, 22 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim që prej ditës së ngjarjes, pasi akuzohet se ka qenë i pranishëm dhe ka bashkëpunuar me vëllain e tij dhe dy persona të tjerë në tentativën për të vrarë me armë zjarri Brian Syzon.

Mbi 22-vjeçarin rëndon akuza e rëndë  “Vrasje me paramendim e kryer për interes, hakmarrje, e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim”.

Ndërsa një detaje tjetër është zbuluar nga arrestimi i 22-vjeçarit, i cili dyshohet se kishte vendosur kamerë sigurie në afërsi të IEVP Drenovë (burgu i Drenovës) me qëllim që të vëzhgonte dhe të kontrollonte të gjitha lëvizjet e shënjestrës, Brian Syzo.

Po ashtu në pranga ka përfunduar edhe vetë shënjestra e këtij atentati, Brian Syzo, 35 vjeç, i cili mbeti i plagosur rëndë në ngjarjen e 30 qershorit.

Arrestimi i tij është bërë pasi Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Pogradecit të vitit 2023.

Syzo është dënuar me 3 vite e 4 muaj burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, dënim të cilin tashmë duhet ta vuajë në qeli.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese