Hapësire reklamuese

Aktualitet

Helikopteri i zjarreve fluturon mbi pallate, lëshon ujë nga ajri për të ndihmuar zjarrfikësit! PAMJET: Të gjithë në betejë me flakët te kullat e "Arlis", 75 minuta tmerri te "5 Maji"

Shkruar nga Newsbomb
Helikopteri i zjarreve fluturon mbi pallate, lëshon ujë nga ajri
Helikopteri i zjarreve fluturon mbi pallatet te 5 Maji

Forcat e Armatosura kanë mbërritur në zonën e "5 Majit" në Tiranë, në ndihmë të ekipeve të emergjencave dhe atyre të urgjencës mjekësore, pasi flakët vazhdojnë prej më shumë se një ore dhe pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme, ende nuk janë izoluar.

Newsbomb.al ka siguruar këto pamje të helikopterit "Cougar" të Ushtrisë shqiptare, të cilin e kemi parë shpesh gjatë sezonit veror duke shuar zjarret, ndërsa sot ai po kryen një operacion shpëtimi në zonë të banuar duke lëshuar ujë nga ajri.

Për shkak përhapjes së menjëhershme të flakëve në fasadën e kullave të banimit të kompanisë "Arlis" dhe siç dyshohet, në ambientet e brendshme të apartamenteve, zjarrfikësit po hedhin ujë me autoshkallë, kanë aktivizuar sistemin emergjentë në tarracë dhe ndërkohë nga ajri është dhe helikopteri i Forcave të Armatosura.

Një punë heroike është duke u bërë edhe nga Forcat Zjarrfikëse të Tiranës, pasi efektivët e reparteve po bëjnë gjithçka për të fituar kohë e për të shpëtuar çdo jetë.

Siç shihet dhe nga pamjet, disa nga efektivët madje nuk kanë pritur as që bombulat e oksigjenit të zëvendësohen, por kanë vrapuar përmes autoshkallës për të hyrë brenda apartamenteve në katet e sipërme dhe për të shpëtuar banorët.

Për shkak të materialeve plastike të fasadës, zjarri rindizet herë pas here, pavarësisht se zjarrfikësit mundohen të izolojnë vatrën. Rrezik ka dhe për kalimtarët dhe ekipet e emergjencave që janë në zonë, pasi materialet shkëputen vazhdimisht nga katet e sipërme dhe bien në tokë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese