Një banesë plus truall e ndodhur në lagjes Skandërbeg të Shkodrës, është bërë arsyeja e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja nga autori Elvis Shkambi në ambientet e brendshme të gjykatës në përfundim të seancës gjyqësore.
Bëhet fjalë për Shkollën e Rezervave në Shkodër, ndërtesë të cilën Gjon Shkambi pretendon se i përket atij. Këto pretendime janë thënë dhe në media në disa raste nga Shkambi.
Në ndërtesën në fjalë banojnë dhe 31 familje të tjera, të cilët Gjon Shkambi ka kërkuar që të dalin jashtë pasi po shfrytëzojnë padrejtësisht pronën e tij.
Por si këta familje arritën të futeshin dhe të jetonin në ndërtesën e dikujt tjetër? Ka qenë vendimi i Bashkisë së Shkodrës i vitit 1992 për t’i strehuar në këtë godinë. Vetë banorët thonë se kjo ndërtesë është në pronësi të shtetit dhe nuk i përket familjes Shkambi.
Në vitin 2020 këta familje janë përplasur në zyrën e përmbarimit në vitin 2020. Çështja më pas përfundoi në dyert e gjykatave dhe është zvarritur deri më sot. Mosmarrja e vendimit të favor të familjes Shkambi, çoi në vrasjen e gjyqtarit në sallën e gjyqit nga nipi i Gjon Shkambit, Elvis Shkambi.

