Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gjirokastra ringjall historinë, monumentet e heroinave rikthehen në sheshin e përjetësisë

Shkruar nga Engjell Serjani

Gjirokastra ringjall historinë, monumentet e heroinave rikthehen në

Shtatoret e dy Heroinave tē Popullit Bule Naipi dhe Persefoni Kokdhima janē rivendosur persēri vendin ku qēndronit para fillimit tē punimeve pēr ndērtimin e parkimit dhe rikualifikumin e Sheshit tē Çerçizit nē Gjirokastēr.

Heroinat qē u varēn nē litar ne 17 korrik 1944 nē degēt e rrapit nē kētē shesh, i riktheu nē shesh ai qē i ngriti i pari ne pjedestal, Skulptori i Merituar Ksenofon Kostaqi. Ky artist edhe pse i paralizuar vuri shpirtin nē daltē dhe i rikrijoi pērseri veprēn e tij pēr ta rivendosur nē vendin e merituar. Shtatoret e mēparshme tē dy heroinave tē skalitura nē gur ishin dēmtuar nga koha dhe nuk mund tē rivendoseshin nē vendin ky kishin qēndruar pēr rreth 50 vjet.
Njē falenderim i veçantē pēr derdhjen e vepres se re te artit qē pērkujton kontributin deri nē vetmohim tē tyre, i takon edhe skulptorit tjetēr gjirokastrit Maksi Mero, i cili realizoi derdhjen nē bronx tē veprēs dhe vendosjen e saj nē pjedestal.
Sipas kryetarit tē Bashkise, z. Flamur Golemi, financimi i projektit tē derdhjes dhe rivendosjes ēshtē mundēsuar nga bashkia qē ai drejton nē kuadrin e veprimtarive tē Nēntorit tē Kuq tē festave kombētare.
Monumenti i dy heroinave, qē historia i njeh si tē vetmet gra qē gjatē Luftēs sē Dytē Botērore janē ekzekutuar nga fashistēt gjermanē me varje nē litar, pēr herē tē parē do tē jetē i ekspozuar nē ambietet e sbeshut i derdhur nē bronx.
Shumē shpejt pritet qē krahas shtatores sē dy Heroinave tē Popullit, nē sheshin e rikonstruktuar qē mban emrin e tij, tē rikthehet edhe Monumenti i Heroit tē Popullit Çerçiz Topulli. Monumenti i Çerçizit, vepēr e Skulptorit te Popullit Odise Paskali, ēshtē vendosur nē Gjirokastēr nē vitin 1934 dhe derdhja nē bronx e veprēs ēshtē financuar me kontributin 3600 franga ari tē banorēve tē qytetit tē gurtē.
E.Serjani.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese