Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Furtunë” edhe në qarqe, Ervin Hoxha PARALAJMËRON ikjen e të gjithë drejtorëve në Policinë e Shtetit

Shkruar nga Newsbomb
“Furtunë” edhe në qarqe, Ervin Hoxha PARALAJMËRON
Ministri Hoxha

“Furtunë” në Policinë e Shtetit. Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha gjatë mbledhjes me drejtuesit e Policisë së Shtetit në nivel qendror e vendor, u shpreh se ka ardhur koha për t’i lënë stafetën gjeneratës së re.

Hoxha gjatë kësaj mbledhje zyrtarizoi largimin e Muhamet Rrumbullakut nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe njoftoi se ky vend i është besuar përkohësisht, deri në zgjedhjen e kryepolicit të ri, zv.drejtorit Sokol Bizhgës.

Përpos largimit të Rrumbullakut, ministri paralajmëroi edhe ndryshimin e të gjithë drejtuesve të Policisë së Shtetit në 12 qarqet e vendit, të cilët do të zgjidhen në javën në vijim, me të njëjtën frymë dhe kredenciale, të njëjta të profilit të tyre profesional dhe meritës në punë.

Uroj që kështu ta shohin promovimin në karrierë edhe Drejtori i ri i Përgjithshëm dhe drejtuesit e rinj të qarqeve e të strukturave kyçe të Policisë së Shtetit, në këtë kohë historike të Shqipërisë që negocion anëtarësimin në Bashkimin Europian. Ata do të zgjidhen në javët në vijim me të njëjtën frymë dhe kredenciale, të njëjta të profilit të tyre profesional dhe meritës në punë.

Asgjë nuk do të ndikojë në procesin e përzgjedhjes së tyre, veç meritës e integritetit.

Ligji i ri i sapomiratuar i Policisë së Shtetit, merita kryesore për përmbajtjen shumë të mirë që i takon paraardhësit tim të nderuar Taulant Balla dhe drejtuesve aktual të Policisë së Shtetit, është një platformë e shkëlqyer për reformimin dhe modernizimin e mëtejshëm të trupës sonë policore.

Në bazë të këtij ligji kam nxjerrë Udhëzimin për fillimin e procedurave të përzgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe në zbatim të tij, në detyrën e përkohshme të drejtuesit të lartë të Policisë, do të komandohet Zv.drejtori i Përgjithshëm, Sokol Bizhga.

I ftoj të gjithë drejtuesit të Policisë, të cilët janë sipas rangjeve të parashikuara nga ligji të kandidojnë për Drejtor të Përgjithshëm. Nëse e kanë këtë ambicie të mos ngurrojnë. Procesi është i hapur dhe zgjedhja do të jetë e pandikuar nga asgjë tjetër, përveç vlerave individuale të çdo kandidature”, tha ministri Hoxha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese