Hapësire reklamuese

Aktualitet

FOTO/ Ky është personi që tentoi të grabiste bankën në Korçë, me telefon në dorë ishte “live” në Tik Tok

Shkruar nga Newsbomb
FOTO/ Ky është personi që tentoi të grabiste bankën
Autori i grabitjes në Korçë

Një ngjarje tronditëse u regjistrua mbrëmjen e djeshme në Korçë ku një shtetas tentoi që të vjedhë një bankë të nivelit të dytë në qendër të qytetit.

Policia ka siguruar pamjet e kamerave të sigurisë ku shihet autori i cili futet në bankë. Siç shihet edhe në këto pamje personi nuk është i maskuar, në kokë mban një kapele ndërsa në dorën e majtë mban një telefon, i cili është në pozicion për të filmuar në këtë rast “veten”.

Policia njofton se autori është futur të grabisë bankën me telefon në dorë ku ka qenë livë në Tik Tok. Personi ende i paidentifikuar ka hyrë në vendin e brendshëm të bankomatëve duke goditur fort me këmbë derën hyrëse të kësaj banke.

Nga goditja, dera është hapur ndërkohë që ka qenë sinjali i sigurisë së bankës ai që ka vënë në alarm jo vetëm policinë private që ruan godinën por edhe forcat e policisë së komisariatit të Korçës, përfshi atë të sektorit të krimeve të cilët në bashkëpunim edhe me punonjësit e bankës kanë bërë të mundur këqyrjen e kamerave të sigurisë duke parë të gjithë skenën por pa arritur tek autori.

Ajo çfarë dihet është fakti se personi që ka hyrë brenda ambienteve të bankomatit ka goditur vetëm njëherë derën hyrëse pa hyrë brenda saj.

Policia po punon për identifikim e autorit dhe kapjen e tij. Për këtë janë angazhuar shumë efektive të policisë kriminale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese