Hapësire reklamuese

Aktualitet

16-vjeçari me shokë grabitën çiftin gjerman nën kërcëmin e armës! I mituri prangoset pas tre javësh

Shkruar nga Newsbomb
16-vjeçari me shokë grabitën çiftin gjerman nën
Foto ilustruese

Blutë e Shkodrës kanë zbardhur ditën e sotme një grabitje me armë ndaj një çifti gjerman të regjistruar rreth tre javë më parë, duke vënë në pranga një 16-vjeçar, vendosur nën hetim dy të tjerë dhe duke shpallur në kërkim  një nga bashkëpunëtorët e dyshuar.

Sipas njoftimit të dhënë nga policia, ngjarja është regjistruar mbrëmjen e 9 qershorit, në aksin rrugor Domen-Postribë, ku çifti gjerman po qëndronte në automjetin e tyre në momentin që u përballën me katër persona, të cilët i kanosën me armë zjarri dhe u morën 500 euro.

Puna për kapjen e personit të shpallur në kërkim vijon ende.

Njoftimi i policisë:

"Zbardhen rrethanat e vjedhjes së një shume parash, 2 shtetasve të huaj (bashkëshortë), me anë të kanosjes me armë zjarri, rreth 3 javë më parë, në fshatin Domen.  

Vihet në pranga 1 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 2. Shpallet në kërkim  bashkëpunëtori i tyre.Në vijim të punës së pandërprerë hetimore për zbardhjen e vjedhjeve, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër finalizuan operacionin e koduar “Rest time”. Në kaudër të këtij operacioni, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Renda arrestuan një 16-vjeçar, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 shtetas, të moshave 27 dhe 20 vjeç, si dhe shapllën në kërkim 1 shtetas.   Nga veprimet hetimore dyshohet se më datë 09.06.2026, gjatë natës, në aksin rrugor “Domen-Postribë”, 16-vjeçari, në bashkëpunim me 3 shtetasit e tjerë, iu ka marrë 500 euro, 2 shtetasve gjermanë (bashkëshortë), të cilët po qëndronin në automjetin e tyre.  

Vijon puna për kapjen e shtetasit në kërkim dhe për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.  Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme" 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese