Në fjalën e mbajtur në takimin e zhvilluar ditën e sotme në kuadër të hapjes së Shkollës Kombëtare të Fluturimit, kryeministri Rama theksoi se pavarësisht akuzave të ngritura për falimentim bashkëpunimi me partneritet italiane dëshmuan të kundërtën.
“Në fillim u prit me humor dhe përqeshje dhe pastaj vazhdoi me akuza për falimentimet, Ja ku jemi sot shkolla kombëtare e fluturimit cel dyert e saj. Dua të falenderoj partneret tanë të Elbid System. Dua të falenderoj sot dhe KAYO-n e cila ka marrë formë të polët më e një sërë partneritetesh. Stafin e mbrojtjes, shtabin për përkushtimin, vullnetin dhe udhëheqjen e tij.
Forcat e armatosura një dekadë më parë u lanë në mëshirë të aftit. Njerëzit tanë jetonin si në lëmoshë e shtetit , ndërkohë që historitë e korrupsionit ishin barcaleta të dhimbshme.Sot forcat e armataopsura janë më të mirëpaguara në rajon. Në rrugën drejt BE forcat e armatosura do të jenë në mesataren e forcave të NATO-s sa i përket kontirubit të shtetit të taksa paguesve. Falë punës së përkushtuar të ministrisë së mbrojtjes, shefit të shtabit dhe shtabit të përgjithshëm po përjetojmë një kapitull të ri në raporin e rinisë të FA” tha Rama.
Më tej kryeministri u shpreh i gatshëm për të mirëpritur dhe studentë të kësaj fushe nga vendet aleate, me në fokus Kosovën.
“Falë punës së përkushtuar të ministrisë së mbrojtjes, shefit të shtabit dhe shtabit të përgjithshëm po përjetojmë një kapitull të ri në raportin e rinisë të FA. E kemi nisur këtë indicie me synim për të afruar të rinjtë, por sot është e vështirë të zgjedhësh mes shumë kandidaturave. Kemi një numër të konsiderueshëm të interesuarish. Shkolla jonë e fluturimit është e hapur për të stërvitur pilotët e rinj të NATO-s të rajonit tonë, pa diskutim dhe të atyre të Kosovës” theksoi Rama në fjalën e tij.
Ndërsa zbuloi se investime të reja do të bëhen dhe për forcat detare së shpejti.
“Dua t’i siguroj dhe forcat detare që buzëqeshja e tyre do të shtrihet tutje pasi do të ndërtohet FinChantieri. Buxheti i alokuar i shtetit së bashku me partneritete te ngritura me SHBA-të dhe ekselencën tjetër botërorë, do ti sjellë forcave tona tokësore kapacitete të reja, patjetër dhe në llojet e automjeteve ushtarake që kanë kërkuar. Dua ta theksoj se duke u certifikuar nga kjo shkollë ata nuk janë thjesht pilotë por janë pjesë e NATO-s” përmbylli fjalën e tij Rama.
Fjala e Edi Ramës:
Në fillim u prit me humor dhe përqeshje dhe pastaj vazhdoi me akuza për falimentimet, Ja ku jemi sot shkolla kombëtare e fluturimit cel dyert e saj. Dua të falenderoj partneret tanë të Elbid System. Dua të falenderoj sot dhe KAYO-n e cila ka marrë formë të polët më e një sërë partneritetesh. Stafin e mbrojtjes, shtabin për përkushtimin, vullnetin dhe udhëheqjen e tij
Forcat e armatosura një dekadë më parë u lanë në mëshirë të aftit. Njerëzit tanë jetonin si në lëmoshë e shtetit , ndërkohë që historitë e korrupsionit ishin barcaleta të dhimbshme. Sot forcat e armatosura janë më të mirëpaguara në rajon. Në rrugën drejt BE forcat e armatosura do të jenë në mesataren e forcave të NATO-s sa i përket kontributit të shtetit të taksa paguesve.
Falë punës së përkushtuar të ministrisë së mbrojtjes, shefit të shtabit dhe shtabit të përgjithshëm po përjetojmë një kapitull të ri në raportin e rinisë të FA. E kemi nisur këtë indicie me synim për të afruar të rinjtë, por sot është e vështirë të zgjedhësh mes shumë kandidaturave. Kemi një numër të konsiderueshëm të interesuarish. Shkolla jonë e fluturimit është e hapur për të stërvitur pilotët e rinj të NATO-s të rajonit tonë, pa diskutim dhe të atyre të Kosovës.
Ministri i mbrojtje është i ngarkuar të merret me ata të Kosovës për të stërvitur këtu shtetas nga vendi i Kosovës.
Sot ne kemi një flotë ajrore tërësisht të gatshme, ndërkohë që na u desh të kalonin në kalvarin e lloj historish me mirëmbajtje, ngecje. Për të përballuar dhe sfidën ku beteja me zjarret është e pashmangshëm. Të gjjithë helikopterët janë në punë për të qenë në gatishmëri për shuarjen e zjarrit dhe një numër tjetër do i shtohet këtyre forcave.
Ky është një rihap, hapi tjetër është shkolla kombëtare e forcave të armatosura, përsëri me Elbid System do të sjellim këtu një nga seancat botërore të trajnimit special nga Izraeli.
Pa diskutim do të presë dhe nga vende aleatë, duke filluar nga Kosova. Sistemet tona të mbrojtjes do të kthehen në pole ekselence.
Dua t’i siguroj dhe forcat detare që buzëqeshja e tyre do të shtrihet tutje pasi do të ndërtohet FinChantieri.
Buxheti i alokuar i shtetit së bashku me partneritete te ngritura me SHBA-të dhe ekselencën tjetër botërorë, do ti sjellë forcave tona tokësore kapacitete të reja, patjetër dhe në llojet e automjeteve ushtarake që kanë kërkuar.
Dua ta theksoj se duke u certifikuar nga kjo shkollë ata nuk janë thjesht pilotë por janë pjesë e NATO-s.
