Hapësire reklamuese

Aktualitet

Pasi e “rrëzoi” Gjykata Supreme, Trump i vendosur për betejën e praktikës së nënshtetësisë në lindje! Po shqytohet ndalimi i hyrjes në SHBA të grave shtatzënë

Shkruar nga Newsbomb
Pasi e “rrëzoi” Gjykata Supreme, Trump i vendosur për
Donald Trump

Administrata e Donald Trump, është duke shqyrtyar mundësinë që grave shtatzëna nga vendet e huaja t’u ndalohet hyrja në SHBA pasi Gjykata supreme rrëzoi përpjekjen e presidentit për t’i dhënë fund praktikës së dhënies së nënshtetësisë automatike për foshnjat që lindin në territorin amerikan.

Kjo është njjë mënyrë për të kufizuar atë që Shtëpia e Bardhë e uan ‘turizëm i lindjeve”, përmes së cilëve thonë se u lejon të huajve të udhëtojnë dretj SHBA, në muajt e fundit të të shtatzënisë, me qëllim që fëmija i tyre të lindë në tokë amerikane dhe të përfitojë nënshtetësinë. Edhe pse kjo praktikë ekziston, ekspertët thonë se ajo përbën vetëm një pjesë shumë të vogël të numrit total të lindjeve në vend, raportojnë mediat e huaja.

Stephen Miller, zëvendësshef i stafit të Shtëpisë së Bardhë për politikat dhe sigurinë kombëtare, tha se administrata do ta shqyrtojë me shumë seriozitet mundësinë e ndalimit të hyrjes për gratë shtatzëna.

Kujtojmë se kjo deklaratë erdhi pasi Gjykata Supreme rrëzoi urdhrin ekzekutiv që Trump nënshkroi në ditën e parë të mandatit të tij, urdhër ky i cili parashikonte që fëmijët e lindur në SHBA, prej prindërve që ndodheshin në vend në mënyrë të paligjshme ose me qendrim të përkohshëm të mos e përfitonin automatikisht shtetësinë amerikane. Me një vendim 6 me 3, shumica e gjyqtarëve vendosën se mohimi i shtetësisë automatike për foshnjat e lindura në territorin amerikan bie ndesh me Amendamentin e 14-të të Kushtetutës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese