Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Shkodër ku një 55-vjeçar i ka dhënë fund jetën duke vrarë veten me armë zjarri.
55-vjeçari me iniciale L. D., është vetëvrarë me armën e gjahut, të cilën e mbante me leje në banesën e tij. Sakaq, hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes si dhe për të zbardhur arsyet që çuan 55-vjeçarin drejt vetëvrasjes.
“Shkodër/Më datë 29.05.2025, në fshatin Bardhaj, në banesë, dyshohet se është vetëvrarë me armën e gjahut që e mbante me leje, shtetasi L. D., 55 vjeç. Punohet për dokumentimin e rrethanave të rastit.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të metejshme”, thuhet në reagimin e policisë.
