Hapësire reklamuese

Aktualitet

Denoncimet për gjendjen në Spitalin e Lushnjës, emërohet drejtori i ri

Shkruar nga Newsbomb

Denoncimet për gjendjen në Spitalin e Lushnjës, emërohet

Denis Korreshi raportohet se është emëruar drejtor i Spitalit të Lushnjës. Pas shumë denoncimeve për gjendjen dhe situatën në këtë institucion shëndetësor, është vendosur që menaxhimi t'i besohet një drejtuesi të ri.

Më parë, Spitali i Lushnjës është drejtuar nga Roland Ziu, i cili u detyrua të jepte dorëheqjen nga posti për shkak të akuzave të vazhdueshme nga ana e opozitës lidhur me degradimin e ambienteve dhe godinave të spitalit.

Ai është edhe kryetar i Partisë Socialiste në Kolonjë të Lushnjes dhe në zgjedhjet e 11 Majit 2025, Policia referoi materialet në SPAK për Roland Ziun, pasi një person kishte kallëzuar se ai i kishte dhënë para në këmbim të votave.

Edhe deputeti demokrat i Lushnjës, Saimir Korreshi ka denoncuar vazhdimisht në media situatën, të cilën ai e cilësonte si skandaloze, të këtij institucioni shëndetësor që u shërben mijëra banorëve të zonës.

Me dorëheqjen e Roland Ziut, në krye të Spitalit të Lushnjës tashmë do të jetë Denis Korreshi, i cili më parë ka mbajtur pozicionin e drejtorit të Drejtorisë së Shëndetit Publik (DSHP).

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese