Një aksident me pasojë plagosjen e një 73-vjeçareje ka ndodhur pasditen e sotme në Pogradec.
Mësohet se në rrugën e Drilonit një automjet "Mitsubishi" me drejtues K.L., ka përplasur këmbësoren Z.D., 73 vjeçe.
E moshuara u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore ndërsa gjendja e saj raportohet jashtë rrezikut për jetën.
Shoferi u shoqërua për në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Njoftimi i Policisë
Rreth orës 19:00, në rruga e Drilonit, në Pogradec, një automjet tip "Mitsubishi", me drejtues shtetasin K. L., ka përplasur këmbësoren, shtetasen Z. D., rreth 73 vjeçe, banuese në Pogradec.
73- vjeçarja po mer ndihmë mjekësore në spital, në gjendje jashtë rezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.
