Foto nga aksidenti
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:40, në aksin e rrugës kombëtare pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, në hyrje të qytetit të Elbasanit.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë katër automjete, duke shkaktuar dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet edhe për persona të lënduar, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
Sondazh
Poll
