Hapësire reklamuese

Aktualitet

6 TË KËRKUAR për rrjetin e KOKAINËS! EMRAT: SPAK sekuestron "Ajman Park" e Julian Ballës, presidenti i ekipit të "Erzenit" në arrati

Shkruar nga Newsbomb
6 TË KËRKUAR për rrjetin e KOKAINËS! EMRAT: SPAK sekuestron
Fadil alias Julian Balla - "Ajman Park" ne Shijak

Riza Çela, Albin Çela, Fadil alias Julian Balla, Denis Daja, Vilson Pepa dhe Gert Çerma janë gjashtë personat që janë shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme, në kuadër të një operacioni të gjerë të kryer me autoritetet ndërkombëtare, mbështetur nga EUROPOL.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit kanë ekzekutuar masat e sigurimit për 9 të hetuar (përfshirë edhe një nga drejtuesit), prej të cilëve 7 me masën “arrest me burg” dhe 2 me masën “detyrim paraqitje”, ndërsa një prej të hetuarve gjendet aktualisht i arrestuar në një vend të BE – së (drejtues i organizatës Franc Çopja).

Fadil alias Julian Balla, i cili ndodhet në arrati, rezulton të jetë pronar i resortit luksoz "Ajman Park" në Shijak, ku përfshihen hotele, godina shërbimi, restorant dhe ambiente tregtare. Po ashtu, SPAK ka sekuestruar gjatë operacionit të sotëm dhe një vilë 2-katëshe “ELYSIAN” në bregdetin e Dhërmiut.

Ajo ka një sipërfaqe totale rreth 378.2 m² dhe me vlerë tregu prej afërsisht 1.000.000 Euro, të cilat u sekuestruan nga SPAK. Të dyja këto pasuri që kanë vlerë miliona euro apo miliarda lekë shqiptare, janë në pronëis të Fadil alias Julian Balla.

6 TË KËRKUAR për rrjetin e KOKAINËS! EMRAT: SPAK sekuestron
Resorti "Ajman Park" ne Shijak

Ky shtetas rezulton gjithashtu se është president i ekipit të futbollit "Erzeni" dhe në mjaft dalje televizive, ka treguar investimet e mëdha në sport dhe në shërbim. "Ajman Park" është një ndër resortet më luksoze në zonën e Shijakut dhe mendohet të ketë një vlerë miliarda lekë, sepse përfshinë mijëra m2 sipërfaqe.

Personat e shpallur në kërkim nga SPAK dhe Policia e Shtetit:

- Riza Çela

- Albin Çela

- Fadil alias Julian Balla 

- Denis Daja

- Vilson Pepa

- Gert Çerma

SPAK thotë se kjo organizatë kriminale  operonte në një shkallë globale, duke bashkëpunuar me grupe të tjera kriminale për të lehtësuar transportet drejt porteve evropiane dhe investonte fitimet e mëdha në prona dhe biznese në Shqipëri dhe jashtë saj.

Hetimet u bazuan në analizën e të dhënave të komunikimit të enkriptuara të platformës SkyECC, ku janë zbuluar dërgesa shumë-tonëshe kokainë nga Amerika Latine drejt porteve kryesore të BE-së, përfshirë Hamburgun, Anvers etj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese