Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“20 mijë euro po më lirove kunatin”, 27-vjeçari që ekzekutoi sot Alfred Dedjan lidhje familjare me Altin Hajrin, si biznesmeni iu fut mik te Jurgis Çyrbja

Shkruar nga Newsbomb
“20 mijë euro po më lirove kunatin”, 27-vjeçari
Jurgis Çyrbja dhe Altin Hajri

Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati i kësaj të diele ku 50-vjeçari Alfred Dedja mbeti i vdekur pasi u qëllua me armë zjarri nga 27-vjeçari, Julian Gjoshi. Ashtu si dhe bëmë me dije më herët ky i fundit rezulton të jetë një emër mjaft i njohur për drejtësinë shqiptare.

Përveç precedenteve penale, 27-vjeçari mësohet se është kunati i Altin Hajrit, i cili rezulton në kërkim nga policia prej 4 vitesh për përfshirjen në zhdukjen e Jan Prengës në vitin 2020.

Emri i Julian Gjoshit figuron edhe në përgjimet e aplikacionit famëkeq “SKY ECC” ku kërkohen favor për lirimin e tij nga burgu, pasi ishte arrestuar për “armëmbajtje pa leje”.  Burime për mediat bëjnë me dije se ka qenë pikërisht kunati i tij, Altin Hajri i cili i është futur “mik” te ish-deputeti socialist, Jurgis Çyrbja.

Sipas SPAK, Hajri ka komunikuar me Çyrbjen në janar të vitit 2021 dhe e ka vënë në dijeni për arrestimin e kunatit të tij, Julian Gjoshi (i arrestuar me pistoletë 'Bereta" më 19 Janar 2021 në Tiranë).

Pronarit i kompleksit "Golden" në Shijak i ka kërkuar që të ndërhyjë për të liruar kunatin dhe do të paguante deri në 20 mijë euro, vetëm që të prishej prova. Hajri thekson se i arrestuari ishte kunati i tij dhe se ishte kapur me pistoletë pa leje. Lirimi duhej bërë në seancën e masës së sigurisë, më 21 Janar 2021.

Ish-deputeti, i cili tanimë ndodhet në prangat e policisë, rezulton të ketë përdorur njohjet e tij për 27-vjeçarin dhe ai nga masa e sigurisë “arrest me burg” u la në “arrest shtëpie” dhe më pas u dënua me shërbim prove.

Kush është Altin Hajri?

Altin Hajri, i cili është në kërkim për katër vite për zhdukjen e Jan Prengës, është një biznesmen i njohur dhe i lidhur me botën e krimit. Ai dyshohet se ka ndërhyrë në vitin 2017 që Jurgis Çyrbja të përfshihej në listat e sigurta të Partisë Socialiste për deputet. Sipas hetimeve, Çyrbja ka ndihmuar Hajrin të arratisej dhe të fshihej nga autoritetet.

Në vitin 2020, bisedat e përgjuara në platformën e koduar SKY zbuluan se Çyrbja dhe Hajri dyshohet ishin në komunikim të vazhdueshëm për çështje kriminale. Hajri, i akuzuar për përfshirje në rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, ka qenë një nga emrat më të kërkuar nga drejtësia shqiptare.

Lidhja mes Çyrbjes dhe Hajrit:

Jurgis Çyrbja, përveç akuzave për korrupsion dhe përkrahje të autorëve të krimit, dyshohet se ka ndihmuar Altin Hajrin në arratisjen e tij, duke përdorur pozitat e tij politike për të mbështetur aktivitetet e grupit kriminal me të cilin Hajri ishte i lidhur.

Atentati sot, 1 dhjetor 2024:

50-vjeçari Alfred Dedja, i njohur me pseudonimin “Daku” u ekzekutua këtë të diel nga 27-vjeçari, Julian Gjoshi. E gjithë ngjarja ndodhi rreth orës 15:30 në një lokal në fshatin Ndroq, ku 50-vjeçari ishte duke konsumuar kafen. Julian Gjoshi u fut në ambientet e lokalit dhe hapi zjarr ndaj 50-vjeçarit i cili fatkeqësisht si pasojë e plagëve të marra humbi jetën në vendin e ngjarjes. Ndërkohë, autori arriti të largohej me një automjet tip “Benz ML”, ngjyrë të zezë.

Burime për mediat bëjnë me dije se viktima prej kohësh jetonte në Itali dhe shkak i kësaj ngjarje dyshohet të jenë bërë prishja e pazareve të drogës.

JA ÇFARË THA POLICIA MË HERËT:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 01.12.2024, rreth orës 15:30, në një lokal në Ndroq, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A. D., rreth 50 vjeç.

Autori është identifikuar nga shërbimet e Policisë dhe një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed