
Presidenti Ilir Meta mbajti mëngjesin e kësaj të hëne një komunikim me mediat një ditë pasi Kolegji Zgjedhor vendosi të lërë në fuqi 30 qershorin.
Mes të tjerash Meta e cilësoi si të pavlefshëm këtë vendim, duke deklaruar se zgjedhje në 30 qershor nuk do të ketë.
Kreu i shtetit është pyetur po ashtu edhe për një shpërndarje të mundshme të Parlamentit nisur nga shkresat që ky i fundit i ka nisut KQZ-për për numrin e deputetëve.
"Presidenti i Republikës do të bëjë çdo veprim me shumë qetësi dhe përgjegjshmëri. Do t'i shërbej gjithmonë mbrojtjes së Republikës dhe interesave kombëtare. Shpresojmë që ta bëjmë këtë gjithmonë" ka thënë Meta, duke mos dhënë më shumë detaje.
Sondazh
Poll
