Hapësire reklamuese

Aktualitet

29 vjeçari nga Tirana kapet me drogë në Gjirokastër, Policisë i prezantohet si efektiv i Forcave Komando (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
29 vjeçari nga Tirana kapet me drogë në Gjirokastër,

Enea Kasa, 29 vjeç, është arrestuar nga Policia e Gjirokastrës pasi është kapur me drogë, shkruan newsbomb.al. Ky shtetas është ndaluar nga patrulla në aksin Kakavijë-Gjirokastër dhe nga kontrolli fizik i janë gjetur doza hashash gati për shitje.

Në këto kushte, Enea Kasa u është prezantuar shërbimeve që e kishin ndaluar në afërsi të fshatit Dervican si efektiv i Forcave Komando nga Tirana. Duke qenë se i riu po bënte një deklarim të tillë dhe rezultonte banues në Tiranë, është shoqëruar në Polici bashkë me dozat e drogës.

Referuar njoftimit zyrtar, bëhet me dije se nga verifikimet e Policisë ka rezultuar se Enea Kasa nuk ishte efektiv i Forcave Komando, dhe është arrestuar menjëherë në kushtet e flagrancës, shkruan newsbomb.al. Ndaj tij tashmë rëndojnë akuza për dy vepra penale.

Materialet në ngarkim të shtetasit Enea Kasa i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” dhe “Përvetësim i titullit apo i detyrës shtetërore”.

Njoftimi zyrtar i Policisë - Gjirokastër

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin Operacional dhe Sektorin e Policisë Rrugore në DVP Gjirokastër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se shtetasi Enea Kasa ushtronte veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, organizuan punën dhe finalizuan me sukses operacionin e koduar “Transporter 2”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi Enea Kasa, 29 vjeç, banues në Tiranë.

Në aksin rrugor Kakavije-Gjirokastër, në afërsi të fshatit Dervician, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, këtij shtetasi iu gjetën doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, gati për shpërndarje.

Në momentin e ndalimit, shtetasi Enea Kasa është prezantuar si efektiv i Forcave Komando Tiranë, por pas verifikimeve të kryera rezultoi se ky shtetas nuk është pjesë e këtyre Forcave. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 dokument identifikimi i Forcave Komando, 1 automjet dhe 1 aparat celular.

Materialet në ngarkim të shtetasit Enea Kasa i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” dhe “Përvetësim i titullit apo i detyrës shtetërore”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese