Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
57 %
2.1kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
37 °
Sht
33 °
E martë, 22 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

2.8 ton drogë drejt Italisë, Prokuroria Speciale kërkon 17 vite burg për nënkomisarin e Policisë Festim Lelaj

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Prokroria e Posaçme SPAK kërkon 17 vite burg për Festim Lelaj, nënkomisarin e Policisë së Fierit i cili akuzohet për trafikimin e 2.8 tonëve drogë drejt Italisë. Sipas organit të akuzës, Lelaj ka trafikuar 350 kg drogë drejt Italisë në vitin 2014 dhe më pas 2.8 ton drejt Portit të Ankonës në 2017.

Nënkomisari akuzohet për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e e veprave penale nga organizata kriminale”, raporton newsbomb.al.

Nëse Gjykata pranon kërkesën e Prokurorisë për dënimin me 17 vite burg, Festim lelaj do të përfitojë uljen e 1/3 së dënimit për shkak se ka pranuar fajësinë dhe ddo të vendoset gjykim i shkurtuar.  

Kush është Festim Lelaj?

Festim Lelaj, një efektiv policie nga Vlora por me detyrë nënkomisar në drejtorinë e Fierit, është arrestuar mbrëmjen e djeshme si personi që ka organizuar trafikimin e 2.8 tonë drogë nga Shqipëria në drejtim të Italisë. Ndërkohë dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim e më konkretisht shtetasi Skënder Siceqa dhe Arbi Mustafa.

Sasi e madhe droge është kapur në janar 2017 brenda një kamioni në Ancona,ndërkohë policia vendase mundi të kapë vetëm shoferin. Lidhur me këtë rast policia italiane ka bashkëpunuar me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku përgjatë një vit hetime, është konkretizuar me prova konkrete implikimi i nënkomisarit të policisë në këtë trafik droge. Sipas prokurorisë Lelaj,ka qënë pjesë e një zinxhiri policor që janë implikuar me grupet e trafikut të drogës në Vlorë dhe se kishte njohje të afërt me shtetasin Renaldo Avduli, polici i Vlorës i shpallur në kërkim për “Trafik të narkotikëve”.

Ka dyshime të forta thotë prokuroria se nënkomisari Lelaj ka lidhje me grupet kriminale që kultivonin lëndën narkotike në zonën e Treblovës dhe Vezhdanishtit. Në një vendim të Gjykatës së Lartë që disponon “Shqiptarja.com” vërtetohet shoqëria mes dy policëve Renaldo Avduli dhe Festim Lelaj. Në këtë vendim,të datës 15 shtator 2014 thuhet se Renaldo Avduli është tentuar të vritet për hasmëri nga shtetasi Satilno Basho, por ka qënë ndërhyrja e Festim Lelaj që ka ndihmuar Avdulin nga kjo ngjarje kriminale.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img