
Platforma e mesazheve “WhatsApp” ka lançuar këtë të martë një risi të re që lejon përdoruesit të kërkojnë dhe të gjejnë kanale duke përdorur opsione të avancuara.
Përdoruesit e aplikacionit tani mund të filtrojnë kanalet në seksionin e caktuar brenda “WhatsApp” për të shfaqur vetëm kanalet që i përkasin vendit të tyre ose një shteti tjetër. Përveç kësaj, ekziston një opsion “Global” që lejon shfaqjen e të gjitha kanaleve pa u kufizuar në një shtet të caktuar dhe përdoruesit gjithashtu mund të filtrojnë kanalet bazuar në aktivitetin e tyre, kanalet më të njohura ose më të reja, si dhe mund të kërkojnë drejtpërdrejt kanale përmes “Search”.
Ashtu si me kanalet e Telegram ose kanalet e transmetimit në Instagram, përdoruesit mund të ndjekin influencerat, krijuesit e përmbajtjeve të ndryshme dhe kompanitë në kanalet WhatsApp për të marrë përditësimet më të fundit. Kanalet nuk do të shfaqen me bisedat tuaja të tjera, por do t'i shihni në një skedë të veçantë, së bashku me përditësimet e statusit.
Ky përditësim i “WhatsApp” është tani i disponueshëm për përdoruesit e androin në “Google Play” dhe për përdoruesit e Apple në “App Store”. Konkretisht, këto opsione ju lejojnë të eksploroni lehtësisht dhe të bashkoheni me kanalet e disponueshme brenda aplikacionit, pa pasur nevojnë për njohuri të mëparshme rreth tyre. Kanalet e “WhatsApp” janë aktualisht të disponueshme në nëntë shtete të botës dhe pritet të zgjerohet gradualisht në më shumë vende.
LEXO EDHE: WhatsApp vjen me “biseda sekrete”, mesazhe që vetëm ju mund t’i lexoni
LEXO EDHE: WhatsApp vjen me ndryshime të reja, mund të editoni mesazhet pa i fshirë