Aplikacioni “Snapchat”, ka njoftuar së fundmi se do të fillojë të aplikojë një pagesë për ruajtjen e fotove dhe videove, kjo gjë ka shkaktuar një reagim negative pë rata përdorues që kanë të arkivuara postimet e tyre.
Aplikacioni popullor i mesazheve u ka lejuar përdoruesve të ruajnë përmbajtje të postuar më parë në funksionin e tij Kujtime që kur u prezantua në vitin 2016. Por thuhet se njerëzit me më shumë se pesë gigabajt (GB) memorie tani do të duhet të paguajnë për t'i mbajtur ato në dispozicion.
SnapChat, i pyetur nga BBC nuk e ka bërë të ditur sa do të jetë pagesa, por ka pranuar se "nuk është kurrë e lehtë të kalosh nga marrja e një shërbimi falas në pagesën për të", por sugjeroi që "ia vlen kostos" përdoruesve.
"Këto ndryshime do të na lejojnë të vazhdojmë të investojmë në përmirësimin e Memories për të gjithë komunitetin tonë", tha ajo në një postim në blog ku njoftonte këtë veprim.
Nivele më të larta të hapësirës së ruajtjes do të jenë në dispozicion të përdoruesve që paguajnë për abonime më të shtrenjta në Snapchat+ dhe Snapchat Premium. Kompania thotë se do të ofrojë 12 muaj ruajtje të përkohshme për ata që e tejkalojnë limitin, dhe përdoruesit mund të shkarkojnë përmbajtjen e ruajtur në pajisjen e tyre.
Një zëdhënës i kompanisë është shprehur se plani i saj fillestar i ruajtjes prej 100 GB do të kushtonte 1.99 dollarë në muaj, me 250 GB të përfshira në koston prej 3.99 dollarësh të një abonimi në Snapchat+.
