Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Teknologji

Instagram sjell risitë e reja, përdoruesit tani mund të skedulojnë edhe mesazhet

Shkruar nga Newsbomb
Instagram sjell risitë e reja, përdoruesit tani mund të
Logo e Instagram

Instagram ka prezantuar një veçori të re që mundëson përdoruesve të skedulojnë mesazhet direkte (DM) për një datë dhe orë të caktuar në të ardhmen,

“Meta” njoftoi se aktualisht kjo mundësi është në dispozicion për një numër të kufizuar përdoruesish të Android, por pritet të bëhet e disponueshme për të gjithë përdoruesit në javët në vijim.

Përdoruesit mund të zgjedhin kohën dhe datën për dërgimin e mesazhit të tyre, një mundësi e dobishme për situata të tilla si urimet për ditëlindje, mesazhet profesionale, ose çdo mesazh tjetër që duhet të dërgohet në një moment të veçantë.

Për të përdorur këtë veçori, ndiqni këto hapa:

Hapni një bisedë dhe shkruani mesazhin.

Mbani të shtypur butonin e dërgimit për të hapur opsionin e planifikimit.

Zgjidhni datën dhe orën për dërgimin.

Konfirmoni planifikimin dhe do të shfaqet një njoftim në shiritin e mesazheve.

Në momentin e përcaktuar, mesazhi do të dërgohet automatikisht, edhe nëse nuk jeni në linjë, duke eliminuar nevojën për ta dërguar manualisht.

Kjo veçori është një shtesë e mundësisë së planifikimit të postimeve që Instagram e ofron tashmë, duke ofruar më shumë fleksibilitet për përdoruesit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed