Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
54 %
1.5kmh
0 %
Sht
26 °
Die
22 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
26 °
E shtunë, 10 Qershor, 2023

Vizita e parë e një kryeministri shqiptar, Edi Rama takon Sunak në “Downing Street”

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama është takuar pasditen e kësaj të enjteje me homologun e tij britanik Rishi Sunak. Të dy kanë shtrënguar duart në pjesën e jashtme të “Downing Street”, godina historike e Qeverisë Britanike dhe Thesarit, shkruan newsbomb.al.

“Faleminderit kryeministër, jam shumë i nderuar. Sikurse e dini, kjo është vizita e parë e një kryeministri shqiptar në këtë ndërtesë historike. Jam falënderues për këtë. Është një moment i rëndësishëm në marrëdhëniet tona”, është shprehur Rama.

Edi Rama bëhet kryeministri i parë në historinë e shtetit shqiptar që pritet në “Downing Street”. Ai ndodhet në Britaninë e Madhe në një vizitë zyrtare, të cilën e ka nisur me takime në prestigjiozen London School of Economics, për të krijuar një “Task Force” të përbashkët për të drejtat e punonjësve.

Po ashtu, kreu i qeverisë shqiptare ka marrë pjesë dhe në emisionin radiofonik “BBC Today”, ku ka folur për bashkëpunimin mes dy vendeve dhe një nga sfidat më të mprehta, ndalimin e trafikut të emigrantëve të paligjshëm shqiptarë drejt ishullit.

Edi Rama është pritur dhe në Kuvendin britanik nga kryetari Lindsay Hoyle, për të cilin tregoi se i ka shprehur keqardhjen për retorikën shqetësuese ndaj shqiptarëve, nga politikanët e vendit të tij, shkruan newsbomb.al.

Me vizitën në “Downing Street” dhe takimin me Rishi Sunak, kryeministri shqiptar është i pari drejtues i shtetit që pritet në godinën historike ku janë zyrat e kryeministrit britanik dhe zyrtarëve të tjerë të qeverisë së tij.

Gjithashtu, aty është dhe zyra e Kancelarit të Thesarit, një ministër i lartë i Kurorës brenda Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe kreu i Thesarit të Madhërisë së Tij.

Më shumë