Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vettingu, shkarkohet nga detyra kreu i Prokurorisë së Apelit në Durrës Ferdinand Elezi

Shkruar nga Newsbomb

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Durrësit, Ferdinand Elezi.

Prokurori nuk ka kaluar kështu vettingun, pasi ka rezultuar me probleme me pasurinë.  Elezi është drejtues i Prokurorisë së Apelit në Durrës.

Elezi e ka filluar karrierën në Prokurorinë e Kavajës në vitin 1999, ndërsa gjatë viteve 2003-2005 ka drejtuar Prokurorinë e Rrethit Durrës. Në vitin 2005 ai është emëruar drejtues i Prokurorisë së Apelit të Tiranës, detyrë të cilën e ka kryer deri në vitin 2006.

Përgjatë viteve 2006-2013, Elezi ka kryer detyrën e prokurorit në Prokurorinë e Apelit të Durrësit. Prej vitit 2013 ai mban postin e Drejtuesit të Prokurorisë së Apelit Durrës.

Ferdinand Elezi ishte një ndër kandidaturat e garës për Prokurorin e Përgjithshëm të Përkohshëm, e cila u mbyll me zgjedhjen e Arta Markut në dhjetor të vitit 2017.

LEXO EDHE: https://www.newsbomb.al/bleu-e-shiti-8-makina-ne-14-vite-kreu-i-prokurorise-se-apelit-neser-ne-vetting-pasuria-158295 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese