Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Vajza e Jozefina Topallit bëhet nënë, publikon FOTON e parë me djalin

Shkruar nga Newsbomb

Megi Topalli, vajza e ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli është bërë nënë për herë të parë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Megi, e cila ka publikuar një foto duke bërë xhiro nga liqeni i Tiranës me karrocën e bebit.

Ajo nuk ka preferuar të tregojë gjininë apo emrin e bebit, por kanë qenë të afërmit që kanë zbuluar me komentet e tyre në Instagram se foshnja është djalë dhe çifti ka vendosur ta quajë Nikola.

Në foton e publikuar, shihet Megi e shoqëruar nga qenushi i familjes Topalli.

Kështu, vajza e politikanes konfirmon lajmet e shtatzënisë dhe bashkëjetesës së re me një djalë misterioz, pas ndarjes me këngëtarin e njohur Luiz Ejlli.

Gjithashtu një foto me qenushin dhe karrocën e bebit ka publikuar edhe djali i politikanes, Genari.

dzgf.jpg

dfdgh.jpg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese