Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

U bë nënë për herë të parë, Eleni Foureira publikon foton me djalin duke u ushqyer me gji

Shkruar nga Newsbomb
U bë nënë për herë të parë, Eleni Foureira
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira pak ditë më parë është bërë nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë foshnjën e saj. Së fundmi Eleni Foureira ka publikuar fotot e para me djalin e saj të porsalindur. Këngëtarja dhe parteneri i saj, Alberto Botia po përjetojnë ditët më të lumtura të jetës së tyre, teksa kanë në shtëpi djalin e porsalindur. 35-vjeçarja publikoi fotot e para me djalin e saj të porsalindur teksa ushqehej me gji. “Arritja ime më e madhe? 07/02/23”, ka shkruar Eleni Foureira në postimin e saj dhe ka publikuar dy foto të ëmbla. Siç mund ta shihni, këngëtarja mban me butësi djalin e saj në krahë dhe i jep gji duke na dhuruar këto foto të ëmbla. Që në minutat e para të postimit, pëlqimet në postimin e Eleni Foureira-s u rritën shumë, ashtu si edhe komentet .  
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Eleni Foureira (@foureira)

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese