Hapësire reklamuese

Dossier

Toleranca në provë: Shqipëria përballë sfidës së radikalizmit

Shkruar nga Newsbomb

Mustafa Memeti, një imam në kryeqytetin e Zvicrës, duke drejtuar një lutje. Foto: Vaxhid Memeti

Më shumë se 70 persona kanë lënë Zvicrën për t’iu bashkuar një kauze xhihadi që prej vitit 2001,sipas një raporti të tetorit 2015 të Shërbimit Federal të Inteligjencës në Zvicër. “Pesëdhjetë e pesë shkuan në Irak dhe Siri, ndërsa 14 kanë udhëtuar në Somali, Afganistan apo Pakistan”, thotë agjencia. Trembëdhjetë prej këtyre xhihadistëve besohet se janë vrarë.

Memeti-me origjinë nga Lugina e Preshevës në Jug të Serbisë u shpall “Zvicerani i vitit” nga gazeta “Sonntagszeitung”, për ngritjen e zërit kundër radikalizmit dhe për pjesëmarrjen në  projektin “Shtëpia e Feve” në Bern, ku predikon se myslimanët mund të bashkëjetojnë me njerëz të besimeve të ndryshme nën të njëjtën çati.

Xhamia e tij është njëra prej 8 dhomave për besime të ndryshme brenda ndërtesës moderne me fasadë xhami. Memeti, i cili u bë qytetar zviceran në 2005 thotë se njerëzit e besimeve të ndryshme duhet të kenë vullnet për të bërë kompromise e jetuar së bashku.

“Ne duhet të lëmë mënjanë diçka nga feja jonë për fqinjin tonë,” thotë ai.

Ai vë alarmin për sjelljen e komuniteteve zyrtare myslimane në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, për të cilat beson se kanë qenë mjaft të buta kundrejt rrymave konservatore të Islamit.

“Konservatorët kanë gjetur një parajsë të sigurt nën ombrellën e këtyre institucioneve,” thotë ai.

Teologët kanë sipas tij për detyrë: “të mos lejojnë kurrë të ndodhin masakra në emër të fesë, Zotit apo një ideologjie, sepse nuk kanë asnjë lidhje me Zotin”.

*Ky artikull u prodhua si pjesë e  Balkan Fellowship for Journalistic Excellence, mbështetur nga ERSTE Foundation dhe Open Society Foundations, në bashkëpunim me Balkan Investigative Reporting Network.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese