Nga Ergys Allushi
Nëse do të ketë një moment kur historia e Shqipërisë do të shkruhet drejt dhe e papolitizuar, një kapitull të rëndësishëm të saj duhet ta zënë vrasjet ndërmjet vedit të shqiptarëve, në emër të spiunazhit, sabotazhit e bashkëpunimit me okupatorin.
Sot një pjesë e madhe e shqiptarëve e kanë të skalitur veprimtarinë e njësiteve guerrile në Shqipëri në 1943 nëpërmjet kinematografisë. Madje, kur e shohim në ekran të gjithë e duam personazhin, Colin, një djalë i vogël, jetim e i varfër, që bashkohet me njësitet guerile të Tiranës dhe shërben si korrier e ndihmës për komunistët. Por në fund, bie dëshmor duke u kthyer në simbol të sakrificës së fëmijëve dhe rinisë së kohës për idealin komunist. Shqipëria e viteve të Luftës së Dytë botërore u trondit nga ekzekutimet e njësiteve guerrile. E çfarë shkruan shtypi i kohës për atentatet që u dhanë zemër komunistëve?
Ludovik Zojsi nuk ishte një shqiptar i zakonshëm, por ishte një intelektual “safi”, në vitet e para të 1900-ës. Shkodrani i lindur në 1910, ishte ndër të parët shqiptarë laureuar shkëlqyeshëm në Padova të Italisë me diplomën e inxhinierit elektrik në xhep. Në Shqipëri, ishin vitet e para të “ABC”-së për të dalë nga errësira, dhe Ludoviku ishte ndër ata që po hidhnin hapat e parë të elektrifikimit.
Por, ishte e vështirë atë kohë që komunistët – që kishin marrë hov – të ndanin mes intelektualëve që do t’i duheshin Shqipërisë, dhe atyre që ishin vërtet bashkëpunëtorët e nazizmit. Ludoviku u klasifikua nga komunistët si një armik, ndaj u vra pa gjyq, nga një njësit gueril në 27 shtator 1943, vetëm 14 muaj para çlirimit të vendit.
Ishte koha, kur shqiptarët kishin filluar të vriteshin mes vedit, përveçse të luftonin kundër fashistëve italianë e mandej gjermanëve.
View this post on Instagram
Tirana e vitit 1943 shihej si një qytet që gjallonte prej atentateve, shtetrrethimit, ndalimit të qarkullimit, postoblloqeve, prerjesh telash telefonik por edhe të energjisë, grabitje deposh me armë e municione. Situata nuk ishte e qetë. Nga fshatrat e zonat periferike, lëvizja e armatosur e shqiptarëve, kryesisht atyre të angazhuar nga Partia Komuniste kishte marrë përmasa të mëdha edhe në kryeqytet. U shtuan traktet e thirrjet për të shtuar radhët në luftën kundër pushtuesve.
Në gjithë këtë situatë, një Dekret mbretëror i posaçëm që mban numrin 205, në 14 qershor 1943 parashikonte në nëntë paragrafë dënimin e të gjithë atyre që prishnin qetësinë publike. Dekreti parashikonte dënime nga 2 vite burg, deri në dënimin me vdekje që ndërmerrej në rastet kur verifikohej sabotimi ndaj depove ushtarake apo nxitjen e organizatave me karakter komunist e arkaik; për organizimin e çetave të armatosura me qëllim terrori kundër pushtetit.
Artikujt e plotë mund t'i lexoni në numrin e 51-të të Revistës Newsbomb.al, i cili ka dalë në treg nga sot, datë 20 Nëntor dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes, në të gjithë Shqipërinë. Ju mund të abonoheni dhe online, për të lexuar të gjithë revistën, ose artikujt që ju doni!
