Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Tërmet 3.9 ballë në Durrës, lëkundjet ndjehen edhe në Vorë e Tiranë

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Rikthehen lëkundjet e tërmetit në qytetin e Durrësit, Vorës dhe Tiranës.

Tërmeti 3.9 ballë i shkallës rihter është regjistruar në orën 03:24 pas mesnate, ndërsa epiqendra është e njëjtë me tërmetin e të shtunës i magnitudës 5.8, pranë Kepit të Rodonit, 10 km nga Durrësi dhe 38 km nga Tirana.

Qytetarë të shumtë i kanë ndjerë lëvizjet duke dëshmuar në rrjetet sociale se tërmeti ishte i fortë, mjaftueshëm për t’i zgjuar nga gjumi, por i shkurtër.

Sizmiologët kanë paralajmëruar për pas-goditje me intensitet të vogël pas tërmetit të fortë që mund të zgjasin me javë të tëra.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese