Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Teknologji

Tjetër paralajmërim për Tik Tok, BE kërcënon të bllokojë shërbimin e ri “TikTok Lite”

Shkruar nga Newsbomb

Tjetër paralajmërim për Tik Tok, BE kërcënon të

Bashkimi Evropian ka njoftuar se do të ndalojë shërbimin e ri të TikTok në Evropë, “TikTok Lite” me arsyetimin se ai mund krijojë varësi po aq sa cigaret e duhanit, nëse kompania nuk ofron prova që vërtetojnë se fëmijët nuk janë të rriskuar nga përdorimi i tij.

Sipas Guardian, nëse ndalimi vazhdon, do të jetë hera e parë që BE do të përdorë fuqi të gjera të reja për të sanksionuar kompanitë e mediave sociale sipas Aktit të Shërbimeve Dixhitale (DSA).

TikTok Lite u ofron përdoruesve "çmime" të tilla si kuponat e Amazon, certifikatat për të tërhequr dhurata në PayPal ose monedhën TikTok Coins. Lojtarët fitojnë pikë përmes detyrave, të cilat përfshijnë shikimin e videove, pëlqimin e përmbajtjes, ndjekjen e krijuesve ose të ftosh miq për t'u bashkuar në përmbajtjen që ti ndjek.

Komisioni Evropian i ka dhënë afat TikTok-ut deri të mërkurën për të paraqitur argumente në mbrojtjen e tij, të cilat Komisioni do t'i vlerësojë me kujdes përpara se të marrë një vendim përfundimtar.

Dështimi për t'iu përgjigjur një kërkese të Komisionit për informacion mund të rezultojë në gjoba deri në 1% të qarkullimit vjetor global të kompanisë së Tik Tok.

Komisioneri i politikave dixhitale Thierry Breton tha në një deklaratë se platforma kineze dështoi të demonstrojë se TikTok Lite është në përputhje me detyrimet e saj sipas ligjit. Për më tepër, ai e përshkroi këtë shërbim si shumë toksik dhe të dëmshëm për përdoruesit.

Breton theksoi gjithashtu se aplikacioni u lançua në Francë dhe Spanjë në prill, pavarësisht faktit se një hetim për çështje të tjera rreth TikTok kishte vazhduar që nga shkurti.

Edhe pse aplikacioni kryesor i TikTok u ofron përdoruesve argëtim dhe ndjenjën e përfshirjes, Breton tha se ai po ashtu vjen me rreziqe të konsiderueshme për fëmijët tanë si varësi, ankth, depresion, çrregullime të të ngrënit, vëmendje të ulët si dhe reduktimi të produktiviteti të tyre.

Nga ana e tij, një zëdhënës i TikTok tha se shpërblimet e TikTok Lite nuk janë të disponueshme për njerëzit nën 18 vjeç dhe se është vedosur një kufi ditor për shikimin e videove, nuk mund të rrish gjithë ditën aty, pasi nuk ta lejon platforma.

Ndërkohë, kujtojmë se gjatë fundjavës kongresmenët amerikanë miratuan një projektligj që mund të ndalojë aplikimin e TikTok në SHBA , nëse kompania “mëmë” ByteDance nuk shet aksionet e saj në kompaninë amerikane.

Nga ana tjetër, TikTok tha se do të luftojë çdo ndalim ose shitje të detyruar në gjykatë, ndërsa kanë shtuar se një ndalesë potenciale në përdorim të aplikacionit në Shtetet e Bashkuara “do ta cenonte fjalën e lirë” të 170 milionë amerikanëve.

Në muajt e fundit, zyrtarët amerikanë kanë ngritur alarmin për popullaritetin që gëzon TikTok-u te gjeneratat e reja.

Ata dyshojnë se kompania që zotëron TikTok-un, ByteDance, është e lidhur me Pekinin, ndonëse zyrtarë të saj i hedhin poshtë këto akuza.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese