Platforma “Telegram” ka sjellë një risi të re për përdoruesit, pasi tashmë llogaritë në këtë platformë mund të kthehen në llogari biznesi.
Këto llogari do të marrin disa vecori të veçanta që i lehtësojnë punën përdoruesit, ku këta të fundit do të jenë në gjendje që të shkruajnë në profilin e tyre orarin e punës si dhe të bëjnë të ditur vendodhjen.
Përdoruesit e kësaj platforme do të jenë në gjendje që të bëjnë modifikime në faqen e tyre kryesore si dhe të shfaqin informacione rreth produkteve ose shërbimeve të ndryshme.
Gjithashtu, llogaritë e bizneseve do të kenë mundësi që të përgatisin paraprakisht përgjigjet që do t’u dërgojnë klientëve, duke lehtësuar kështu punën e përdoruesit.
Kompania bën të ditur se të gjitha këto ndryshime mund të përdoren vetëm nga personat që janë të abonuar në “Telegram Premium”, të cilët paguajnë një tarifë prej 5 dollarësh në muaj në mënyrë që llogaritë e tyre të trajtohen ndryshe nga llogaritë e tjera normale.