
Tik Tok ka njoftuar se përdoruesit e platformës duhet të tregojnë nëse një përmbajtje është e prodhuar nëpërmjet inteligjencës artificiale.
Ky vendim i gjigandit kinez të ByteDance, vjen si një përpjekje për të luftuar dezinformimin dhe për të ndarë realitetin nga trillimi, në vazhdën e valëve të përpjekjeve të kompanive teknologjike për të krijuar një përdorim më të sigurt të Inteligjencës Artificiale.
Gjatë muajve të ardhshëm, çdo përmbajtje e krijuar në TikTok do t’i bashkangjiten kredencialet e prodhimit, e cila do të mbeten edhe në momentin kur këto shkarkohen.
“Inteligjenca artificiale jep mundësi të jashtëzakonshme krijuese, por mund të ngatërrojë ose mashtrojë shikuesit, nëse ata nuk e dinë se përmbajtja është krijuar nga IA”,- thuhet në njoftimin e kompanisë.
Vendimi vijnë vetëm dy ditë pasi ByteDance, kompania mëmë kineze, ka paditur ligjn e ri amerikan i cili do të ndaloj aplikacionin në SHBA, nëse TikTok nuk i shitet një blerësi të miratuar. Sipas padisë së palës kineze, ligji veçon në mënyrë të padrejtë platformën dhe është një sulm i paprecedentë ndaj fjalës së lirë.
Në shkurt, gjithashtu dhe Meta njoftoi se po punonte me partnerët e industrisë për standardet teknike që do ta bëjnë më të lehtë identifikimin nëpërmjet etiketave tek imazhet, videot dhe audiot e krijuara nga mjetet e inteligjencës artificiale.
Google gjithashtu njoftoj vitin e kaluar se logot me inicialet IA do të aplikohen për videot në YouTube si dhe platformat e tjera të grupit.
Një shtysë për etiketim dixhital të përmbajtjes së gjeneruar nga IA ishte gjithashtu pjesë e një urdhri ekzekutiv që Presidenti i SHBA Joe Biden nënshkroi në tetor të vitit të kaluar.