Hapësire reklamuese

Teknologji

Lejon shpërndarjen e përmbajtjeve raciste, Danimarka paralajmëron mbylljen e Telegram

Shkruar nga Newsbomb
Lejon shpërndarjen e përmbajtjeve raciste, Danimarka paralajmëron
Foto e rrjetit social, Telegram

Danimarka ka paralajmëruar se do të mbyllë rrjetin social Telegram, pas akuzave se përmbajtjet e transmetuara janë raciste ndaj grave të Lindjes së Mesme.

Në deklaratën e saj për gazetën “Berlingske”, ministrja për Barazi, Trine Bramsen theksoi disa probleme të hasura në Telegram. Ajo tha se në aplikacion shpesh përfshihen përmbajtje me nocion racist ndaj grave dhe vajzave me origjinë nga Lindja e Mesme, ndërsa shtoi se për këtë arsye Telegrami duhet të bllokohet në vend.

Fatkeqësisht, ne kemi parë disa shembuj skandalozë në Telegram që janë veçanërisht degraduese për gratë e reja etnike dhe mund të rezultojnë që familjet e tyre t’i përjashtojnë ato ose më keq”,- theksoi Bramsen.

Sipas ministres Bramsen, nuk mund të mbyllen sytë kur evidentojmë se platformat përdoren për krime dhe rrezikojnë jetën e të rinjve. Për këtë është e nevojshme që lançuesit e saj të vendosin filtra sigurie për përmbajtjet ilegale të shpërndara, duke evituar në këtë mënyrë rreziqet që mund t’i kanosen njerëzve.

Nuk mendoj se mund ta shohim ndryshe kur platformat përdoren për krime dhe rrezikojnë jetën e të rinjve. Është e mundur të vendosen disa filtra kundër llojeve të tjera të përmbajtjes ilegale. Në fund të fundit kjo do të jetë çështje e gjykatave, por ne duhet të sigurojmë që ligjet e duhura të jenë në fuqi përmes legjislacionit”,- tha Bramsen.

Telegram, themeluesit e të cilit janë biznesmenët rusë, vëllezërit Nikolai dhe Pavel Durov, u prezantua si alternativë për WhatsApp dhe funksionon që nga viti 2013.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese