Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Teknologji

Barbie, një celular me kapak dhe pa rrjete sociale! Del në treg më 1 tetor

Shkruar nga Newsbomb
Barbie, një celular me kapak dhe pa rrjete sociale! Del në treg
Celulari Barbie

"Barbie", celulari me kapak dhe pa asnjë aplikacion të rrjeteve sociale është prezantuar së fundmi. Një pajisje me kapak që rikthen nostalgjinë për modelet klasike të telefonave.

Celulari i dizajnuar nga HMD, prodhuesi i Nokia-s, në bashkëpunim me Mattel ka si funksion vetëm telefonatat, mesazhet dhe një kamera të thjeshtë pasi i përmbahet trendit të detoksit dixhital.

Barbie, një celular me kapak dhe pa rrjete sociale! Del në treg
Celulari Barbie

Celulari Barbie është krijuar për ata që duan të shpëtojnë nga varësia e smartphone-ve dhe të rikthehen në mënyrën më tradicionale të komunikimit.

Barbie, një celular me kapak dhe pa rrjete sociale! Del në treg
Celulari Barbie

Kjo risie vjen pas suksesit të filmit "Barbie" që doli vitin e shkuar, ku Margot Robbie interpretoi rolin kryesor. Celulari i ri është një tribute për personazhin ikonë dhe sjell në jetë disa detaje interesante që lidhen me botën e Barbie. Për shembull, kur ndizet, celulari luan një sigël "Hi Barbie", dhe gjithashtu paraqet një njoftim të veçantë për një thirrje të humbur nga Ken.Top of Form.

Barbie, një celular me kapak dhe pa rrjete sociale! Del në treg
Celulari Barbie

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese