Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Teknologji

VIDEO/ 18-vjeçari nga Pogradeci krijon robotin “Ray”, kupton gjendjen emocionale dhe komunikon me ju

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ 18-vjeçari nga Pogradeci krijon robotin “Ray”, kupton
Firdeus Dikellari dhe roboti i krijuar nga ai "Ray"

Firdeus Dikellari, 18-vjeçari nga qyteti i bukur i Pogradecit, ka vënë në punë robotin “Ray”, i cili sipas të riut do lehtësojë jetën e qytetarëve, madje do jetë në gjendje edhe të bisedojë me ta për problemet e tyre.

Programuesi 18-vjeçar, është maturant në shkollën “Gjergj Pekmezi” në Pogradec. Falë njohurive të tij në teknologji dhe aftësive ka arritur që të krijojë robotin “Ray”, i cili nuk është një robot dosido.

Vetë i riu ka treguar se gjithçka nisi në kuadër të një projekti në shkollë, mirëpo vendosi që këtë projekt ta çonte deri në fund dhe të krijonte këtë robot. Iu nevojitën gati 8 muaj që të arrinte që “Ray” të komunikojë me të dhe të jetë në gjendje të njohë gjendjen emocionale të personit që ka përballë.

VIDEO/ 18-vjeçari nga Pogradeci krijon robotin “Ray”, kupton
Firdeus Dikellari

Firdeus ka treguar se roboti është i aftë që të dallojë gjendjen emocionale përmes mimikës së fytyrës dhe mund të bashkëbisedojë me ju, duke iu përgjigjur pyetjeve shkencore apo të përditshmërisë.

“Si fillim ky projekt nisi si një projekt shkollor, por me kalimin e kohës mendova që pse këtë projekt ndryshe nga të tjerët vendosa ta çoj më tutje dhe të krijoj diçka që mund t’i hyjë në ndihmë shoqërisë.

Duke qenë se në përballemi në përditshmëri me stresin dhe situata të ndryshme që janë problemore dhe na nevojitet dikush për një këshillim, atëhere mendova pse jo të krijoj një robot që mund ta bëjë këtë punë.  Ray është në gjendje që të dallojë gjendjen emocionale tuajën përmes mimikës tuaj të fytyrës. Gjithashtu ai mund të bashkëbisedojë me ju. Nuk ka lidhje nëse i drejtoni një pyetje shkencore, apo një pyetje që lidhet me përditshmërinë”, ka thënë 18-vjeçari, teksa me tej ka bërë me dije se aktualisht roboti është i aftë që të komunikojë vetëm anglisht, mirëpo me kalimin e kohës thotë se do i futë dhe gjuhë të tjera, madje edhe gjuhën shqipe.

VIDEO/ 18-vjeçari nga Pogradeci krijon robotin “Ray”, kupton
Roboti "Ray"

“Për momentin flet vetëm anglisht, por në kalimin e kohës do i futen dhe gjuhë të tjera. Aktualisht jam duke punuar që brenda Rayt të përfshijdhe gjuhën shqipe. Të them të drejtën me Rayn kam punuar 8 muaj. Unë synoj që këtë robot ta kthej në një asistent personal  i cili pse mund t’ju ndihmojë ju edhe me punët tuaja në përditshmëri”, thotë Firdeus.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese