Costandin Von Alvensleben[/caption]Sulmohet makina e drejtorit gjerman të TIA (Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës), Costandin Von Alvensleben
Bëhet me dije se makinës së drejtorit të TIA iu thye xhami me gurë në rrugën 'Dritan Hoxha' në Tiranë.
Kjo ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e ditës së djeshme rreth orës 08:30. Mësohet se ka qenë vetë Alvensleben ai që e ka kallëzuar ngjarjen në polici.
Aktualisht ende nuk ka asnjë gjurmë nga autori por dyshohet se ai është filmuar nga kamerat e sigurisë. Në kamerat e sigurisë është fiksuar duke qëlluar me gurë mbi makinë një i ri i maskuar me kapuç.
Kujtojmë se Constantin von Alvensleben është emëruar drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës në gusht të këtij viti.

Foto e autorit të dyshuar, kapur nga kamerat e sigurisë
