Ekipi i Tiranës U-18 është shpallur kampion në Abissnet Superiore U-18, ndërsa fitoi në transfertë ndeshjen vendimtare kundër Partizanit. Diferenca prej vetëm 1 pikësh para këtij dueli, i dha më shumë “ngjyra” dhe emocione sfidës, por që bardheblutë triumfuan në “Arena e Demave”.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Qerimaj në minutën e 18-të. Megjithatë, futbolli ia la radhën dhunës në fund. Në videot ekskluzive të “Newsport.al”, janë pamjet e sherrit masiv mes të dyja kampeve, teksa degradoi në grusht.
Asistenti i Tiranës, Kevin Paraj edhe pse u ndëshkua me karton të kuq, u fut sërish në fushë në përfundim. Por jo vetëm kaq. Ai goditi me grusht një nga lojtarët kundërshtarë. Ky episod ishte zanafilla e gjithçkaje.
