Hapësire reklamuese

Sporti

VIDEO/ Arsenali i “mallkuar” në Champions League, PSG-ja fiton pas 10 penalltive

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Arsenali i “mallkuar” në Champions League, PSG-ja fiton
PSG

PSG është kampione në Champions League për edicionin 2025-2026. Parisienët mposhtën pas 10 penalltishë Arsenalin, ndërsa koha e rregullt përfundoi 1 – 1.

“Topçinjtë” e nisën sfidën në mënyrën më të mirë të mundshme, duke shënuar që në minutën e 6-të me Kai Havertz. Në vazhdimësi, londinezët mbrojtën avantazhin me fanatizëm, por deri në minutën e 65-të, ku Dembele barazoi shifrat.

Gabimi trashanik nga mbrojtësi Mosquera, teksa shkaktoi penallti, i “prishi” ndeshjen dhe strategjinë ekipit të tijë. As kohët shtesë nuk e përcaktuan fituesin.

“Ruleta ruse” i shkoi PSG-së, ku Goncalo Ramos, Doue, Hakimi dhe Berlado u treguan të saktë (gaboi vetëm Mendes), kurse penalltinë finale te Arsenali e humbi mbrojtësi brazilian Gabriel.

Hera e dytë radhazi që Parisi fiton Champions League, ndërsa për “Topçinjtë” ishte hera e dytë që shkonin në finale, ende pa triumf.  

PSG 1 (4 p) - 1 (3 p) Arsenal (Dembele 65'/Havertz 6')

120+2' - Penalltitë do vendosin fituesin, 1 - 1. 

105' - Starton shtesa finale. 

105+3' - Ende 1 - 1, mbyllet shtesa e parë.

90' - Fillon koha shtesë.

90+8' - Nuk ka fitues në kohën e rregullt, ndeshja shkon në shtesë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese