Hapësire reklamuese

Sporti

Armand Duka në zi për ikjen e Nanos: Tosi do të më mungojë shumë! Ishte një zotëri i vërtetë, unik dhe i pazëvendësueshëm

Shkruar nga Newsbomb
Armand Duka në zi për ikjen e Nanos: Tosi do të më
Armand Duka dhe Fatos Nano

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka shkruar një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano. Ai e cilëson atë si një njeri të pazëvendësueshëm dhe zbulon se ishin miq të mirë.

"Fatos Nano u largua nga kjo jetë siç jetoi gjithmonë, me dinjitet dhe si një zotëri i vërtetë.  Ishte zotëri në çdo rrethanë, si kur drejtonte vendin si Kryeministër, ashtu edhe kur ishte thjesht një qytetar mes nesh.

Tosi do të më mungojë shumë. Si mik, si politikan, por mbi të gjitha si njeri. Ai që e ka njohur nga afër e di se ishte unik, i veçantë dhe i pazëvendësueshëm. Prehu në paqe Tos Nano. Sa keq që ike kaq herët", shkruan Armand Duka, kreu i FSHF-së.

Ish-kryeministri dhe një nga njerëzit më të rëndësishëm të politikës shqiptare, Fatos Nano, ka mbyllur sytë përgjithmonë këtë të premte, datë 31 Tetor 2025. Ai ndodhej në terapi intensive dhe mjekët nuk kanë mundur ta zgjojnë.

Ish-kryeministri Fatos Nano ishte prej 22 ditësh në terapi intensive, në një nga spitalet private të kryeqytetit dhe ndërroi jetë zyrtarisht sot në orën 14:00.

Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e liderit historik të Partisë Socialiste, ka qenë e rëndë. Pavarësisht ndihmës së bluzave të bardha, Fatos Nano nuk ka dhënë asnjë reagim ndaj ngacmimeve të jashtme të provokuara nga mjekët.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese