Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sondazhi për Personazhin e Vitit 2023, Votoni të preferuarin tuaj

Shkruar nga Newsbomb
Sondazhi për Personazhin e Vitit 2023, Votoni të preferuarin tuaj

Dalëngadalë po mbyllim një vit kalendarik të mbushur me ngjarje që në një mënyrë ose një tjetër kanë ndikuar në përditshmëritë tonë. Newsbomb.al ka nisur sondazhin për personazhin e vitit dhe fton të gjithë lexuesit që të bëhen pjesë e tij duke votuar të preferuarin tuaj.

Ata janë njerëz që kanë lënë gjurmë përmes arritjeve dhe ndikimit të tyre në shoqërinë shqiptare.

Emocionet nuk kanë munguar, qoftë pozitive apo edhe negative duke krijuar tablonë e këtij viti kalendarik. Newsbomb.al ka zgjedhur të gjithë ata që spikatën dhe shënjuan emrat e tyre në këtë 2023-sh që po “soset” dalëngadalë.

Altin Dumani

Këtë Dhjetor bëhet një vit nga zgjedhja e tij në krye të Prokurorisë së Posaçme. Altin Dumani dhe institucioni që ai drejton janë kthyer në burim shprese për shqiptarët, pasi kanë nisur të godasin deri në majat më të lartë të politikës dhe krimit.

Edita Shkreli

Profesoresha dhe avokatja shqiptare me një karrierë të pasur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka fituar zgjedhjet për të qenë gjyqtarja e parë shqiptare në Gjykatën e New Yorkut. 39 vjeçarja e lindur në Shkodër emigroi bashkë me familjen në vitin e trazirave 1997, kur ishte vetëm 13 vjeçe dhe sot ka arritur majat e suksesit.

Ola Xama

Një gazetare e guximshme dhe me profesionalizëm të lartë për ekonominë, që ka nxjerr në dritë fakte për afera të mëdha korruptive që u kanë kushtuar qytetarëve miliarda lekë. Për një nga këto afera, Inceneratorin e Tiranës, ajo është kërcënuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Benet Beci

Politikani socialist që la mandatin e deputetit me besimin se ishte njeriut i duhur për të fituar Shkodrën, ia doli. Për herë të parë pas 32 vitesh dhe duke votuar gjithnjë djathtas, Kalaja e Rozafës "ra" dhe bashkia tashmë drejtohet nga një socialist.

Afrim Bunjaku

Rreshteri i Policisë së Kosovës që u bë dhe dëshmori i fundit i Republikës së Kosovës, pasi u përballë me terroristët serbë që kishin kaluar ilegalisht kufirin në Banjskë dhe po përgatisnin një sulm, siç u raportua, për të aneksuar një pjesë të Veriut.

Mira Murati

Shefja e Teknologjisë në OpenAI, një laborator kërkimor i inteligjencës artificiale që synon të sigurojë që inteligjenca e përgjithshme artificiale (AGI) të jetë e dobishme për të gjithë njerëzimin. Vajza nga Vlora, por me banim në Amerikë ka mbikëqyrur punën për lansimin e ChatGPT.

Dua Lipa

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, është kthyer në një promotore e turizmit në Shqipëri. Çdo verë, Dua dhe familja e saj pushojnë në bregdetin e kristaltë të jugut, duke bërë që mediat e huaja t'i bëjnë jehonë pushimeve të saj dhe bukurive të Shqipërisë.

Osman Stafa

Një gazetar që mbulon çështjen e politikës, por që shpesh e shohim dhe te socialja teksa u jep jetë nismave të tij humanitare për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Osman Stafa ka tejkaluar kufijtë e lajmit prej vitesh dhe nismat e tij bujare kanë mbërritur në çdo cep të Shqipërisë.

Armand Duka

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit jo vetëm arriti të bëhej zëvendës president i UEFA-s, por qëlloi në shenjë dhe zgjodhi një trajner si Sylvinho për kombëtaren shqiptare, që tashmë suksesi i tij njihet anë e mbanë botës.

Elvi Fundo

Gazetar dhe botues i rregullt i një potrali gjeneralist, që vitet e fundit është përballur me pronarët në arrati të inceneratorëve dhe personat që mbrojnë interesat e tyre në politikë e në media, duke ndihmuar drejtësinë dhe publikun shqiptar të njihte trekëndëshin e pistë të politikës, biznesit dhe medias në rastin e djegësave.

Albin Kurti

I pari i Qeverisë së Kosovës, ka fituar një popullaritet të lartë mes shqiptarëve në Shqipëri, Kosovës dhe treva, për qëndrimin e pakompromis përballë Serbisë dhe makinacioneve të drejtuesve më të lartë të saj, në dëm të interesave ndërkombëtare dhe shtetformuese të saj.

Gersi Troka

Djaloshi kryeqytetas me aftësi të veçanta, na dhuroi emocione në këtë vit kalendarik teksa u shpall kampion noti dhe fitoi medaljen e arit në Lojërat Speciale Olimpike në Berlin. Gersi ia doli të merrte vendin e parë duke ngritur lart flamurin shqiptar.

VOTO KËTU PERSONAZHIN E PREFERUAR

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese