Këngëtarja shqiptaro-greke, Eleni Foureira ka folur për arsyen se përse zgjodhi të mbante të fshehtë origjinën e saj nga publiku.
Ajo tha se kur tregonte se ishte shqiptare të gjithë nisën ta përbuznin. Eleni e cila donte të ndiqte karrierën si këngëtare, vendosi që të fshihte origjinën e saj.
“Kur isha 20 vjeç erdha në Greqi dhe duke u rritur mësova se ishte keq të jesh nga Shqipëria, disi të shanin, por nuk e kuptoja pse ndodhte kjo kur isha i vogël. Duke u rritur kjo m'u bë një gjemb në këmbë, që sa herë kaloja një grup, i shikoja për të parë se si do të reagonin. Do të doja të mos kisha përjetuar racizëm që të mos kisha një gjemb dhe të thosha "Djema unë jam nga Shqipëria". A nuk është e mrekullueshme?” tha ajo.
Ajo tha se shumë e kanë paragjykuar duke thënë se kishte turp të thonte se është shqiptare. Eleni rrëfen se sapo kishte nisur karrierën dhe se nuk kishte shumë besim në vete.
Madje ajo tregon se kishte shuar në një kompani diskografike dhe disa persona iu kishin mbyllur derën duke thënë “eja tani, shqiptari do të bëjë karrier”, duke refuzuar kështu që ta dëgjonin.
Kujtojmë që tani Eleni Frouriera jo vetëm që ka arritur të ketë një karrierë në muzikë, por është ndër këngëtaret më të dashura për grekët.