
Aktori i njohur i humorit dhe ish-banori i Big Brother Vip 3, Romeo Veshaj është rikthyer për herë të parë në publik që pas daljes së tij nga formati televiziv.
Aktori, Veshaj ishte i pranishëm mbrëmjen e djeshme në emisionin sportiv “Top Arena” pas dy muajsh mungesë në ekranet televizive.
Gjatë intervistës së tij, Romeo tha se largimi i tij nga ekrani, pas daljes nga formati erdhi pasi ai kishte nevojë që të qetësohej, të rrinte me familjarët dhe të dashurit e tij.
Ai shprehet se e kishte të nevojshme qetësinë dhe më e rëndësishmja të ndihej mirë me veten, në një kohë që kishte ndenjur për aq shumë kohë brenda mureve të shtëpisë së famshme.
Romeo veç tjerash thotë se është i lumtur që ishte pjesë e këtij formati, paçka sfidave që sjell ai me vete, pasi Big Brother ishte arsyeja që ai të njihtë një vajzë të mrekullueshme si Heidi.
“Ka pasur ato momentet e bukura të cilat unë i kam cituar edhe brenda shtëpisë, falë atij emisioni unë sot kam një super vajzë në krahë”,- tha Veshaj.
Kujtojmë se Romeo Veshaj dhe Heidi Baci nisën një romancë brenda shtëpisë së famshme të Big Brother Vip gjatë edicionit të tretë të tij.
Ato e vazhduan lidhjen e tyre edhe jashtë saj, duke treguar se dashuria e tyre është më e fortë se kurrë më parë.