Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

U "zhduk" nga rrjetet sociale për 7 muaj, rikthehet Aleksia Peleshi: Ndihem pak e humbur tani

Shkruar nga Newsbomb
U "zhduk" nga rrjetet sociale për 7 muaj, rikthehet Aleksia
Aleksia Peleshi

Aleksia Peleshi, vajza e Niko Peleshi është rikthyer në rrjete sociale pas një shkëputjeje të gjatë që nga përfundimi i studimeve të saj në Barcelonë. E diplomuar në degën Digital Business, Design & Innovation, Aleksia ka ndarë me ndjekësit e saj një postim emocionues nga dita e diplomimit, ku flet hapur për ndjesitë e pasigurisë dhe pavendosmërisë që e kanë shoqëruar pas përfundimit të universitetit.

Në një mesazh të gjatë, ajo shprehet se momentalisht ndihet e përhumbur, si shumë miq dhe shokë të klasës së saj, duke nënkuptuar se ende nuk është e vendosur se ku do të jetojë dhe ku do ta zhvillojë karrierën e saj.

Postimi i plotë:

"E diplomuar së fundmi dhe si çdo i sapodiplomuar tjetër, pyetja që më është bërë  më shumë është “çfarë tani?”. “Cili është plani jot?” “ku doni punosh?” “ku doni jetosh?” dhe asnjëherë nuk e kam përgjigjen për këtë. Dhe për habinë time, as shumica e miqve apo shokëve të mi të klasës. Më parë mendoja se e ardhmja do të ishte e qartë. Disa e bëjnë, dhe kjo është mbresëlënëse. Por për ne të tjerët që po ndihemi pak të humbur tani, dua të them vetëm se është në rregull.

Është në rregull të jesh i pavendosur. Është në rregull të mos kesh gjithçka në vijë. Është në rregull të mos kesh një plan. Ndonjëherë planet e Zotit lindin nga e papritura. Dhe ndërsa presim drejtimin e Tij, sapo të ndiejmë flakën e pasionit, duhet të kapim atë moment të përsosur. Gjërat më të mira vijnë shpesh kur përzieni besimin me veprimin. Besoni udhëtimit, por mos harroni – ju jeni ai që e drejtoni."

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese