Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

U tha se është në lidhje me Tom Cruise, reagon këngëtarja 25-vjeçare: E neveritshme

Shkruar nga Newsbomb
U tha se është në lidhje me Tom Cruise, reagon
Victoria Canal - Tom Cruise

Gjatë ditëve të fundit ka qarkulluar lajmi se aktori Tom Cruise është në një lidhje me këngëtaren 25-vjeçare, Victoria Canal.

Thashethemet qarkulluan pasi ata u panë së bashku në Festivalin Glastonbury në Angli dhe më pas në një tjetër event në Battersea Poëer Station. Ata ndoqën gjithashtu shfaqjen e Bruce Springsteen së bashku në stadiumin Ëembley.

Megjithatë, këngëtarja e bëri të qartë se Tom Cruise nuk është gjë tjetër veçse një mik dhe këshilltar i mirë për të.

Në një postim që ka bërë në llogarinë e saj personale në Instagram, Victoria Kanal ka mohuar zërat duke thënë se “asnjëherë në jetën e saj nuk priste që të duhej të reagonte për një lajm të tillë”.

Ajo po ashtu shkruan se Tom Crues është një këshilltarë dhe një mësues shumë i mirë për të dhe asgjë më shumë, teksa lajmet për lidhje mes tyre i ka quajtur të neveritshme.

“Njerrëz, kjo është fjalë për fjalë e neveritshme, por me sa duket tabloidët mendojnë se jam duke u takuar me Tom Cruise. Kurrë nuk e mendoja se do të më duhej ta sqaroja me zë të lartë në jetën time këtë çështje.

Me gjithë seriozitetin djema, Tomi nuk ka qenë gjë tjetër veçse një person dhe këshilltar i respektueshëm dhe inkurajues, njëlloj si Chris Martin, babai im, mësuesit e mi të muzikës dhe njerëz të tjerë të mençur që kanë mësuar shumë nga jeta dhe përsëri, unë jam mik me të gjitha llojet e njerëzve që janë shumë të ndryshëm për mua. ju mësoni shumë nëse jeni të hapur për jetën duke ju sjellë ata mësues”, shkruan ajo në rrjetet sociale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese