Këngëtarja shqiptare nga Kosova e njohur me emrin e artit, Tayna ka njoftuar se i është rikthyer sërish kanali i saj zyrtar në rrjetin social, You Tube.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë artistja nëpërmjet një “story” në rrjetin social Instagram, teksa shkruan se e ka rikthyer atë.
“Kam rikthyer kanalin”,- ka shkruar këngëtarja Tayna.
Në këtë kanal janë lançuar të gjitha projektet muzikore që ajo ka realizuar që nga fillimi i karrierës e deri më sot.
Më herët, artistja u konfliktua publikisht publikisht me ish-menaxherin e saj, Rinor Hykollin teksa e akuzonte atë se ai ishte përgjegjës për fshirjen e këngës më të fundit nga rrjeti.
Tashmë, pas rikthimit të kanalit, Tayna do të vazhdojë e pashqetësuar rrugën e saj muzikore, e ndërsa e presin edhe koncerte të shumta gjatë sezonit veror.
