Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Tom Cruise në lidhje, kush është këngëtarja 35 vite më e re që i ka rrëmbyer zemrën

Shkruar nga Newsbomb
Tom Cruise në lidhje, kush është këngëtarja 35 vite
Tom Cruise dhe partnerja e përfolur, Victoria Canal

Aktori i njohur hollivudian,Tom Cruise ka filluar një romancë të re me një këngëtare nga Barcelona. Sipas mediave të huaja, partnerja e re e Cruise është Viktoria Canal, 25 vjeç dhe çifti duket i pandashëm pasi ajo e shoqëron pothuajse në çdo shesh xhirim.

Dyshja fillimisht u bënë miq pas takimit në festivalin britanik në qershor, por burimet tani mendojnë se marrëdhënia e tyre ka kaluar në një nivel tjetër.

Dyshimet u ngritën për herë të parë kur aktori 62 vjeçar Tom Cruise e ftoi atë në xhirimet e “Mission: Impossible 8 në Oxfordshire”.

Tom e ftoi Viktorian ta shikonte filmin për të gjithë ditën dhe kjo nuk është diçka që ai e bën për miqtë e tij të rastësishëm”,- është shprehur ekipi i tij.

Duke vënë në dukje diferencën 35-vjeçare të çiftit në moshë, burimi vazhdoi: “Mund të ishte dukur e pamundur që ata të bëheshin diçka më shumë se miq, por ata janë pak a shumë të pandashëm”.

Ata u takuan për herë të parë pasi Victoria iu bashkua Coldplay në skenën e Piramidës së bashku me Michael J Fox. Viktoria ka lindur në Mynih dhe u transferua në Barcelonë në moshë të re.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese